Bukuria është dhurata e Zotit

Kultura

Bukuria është dhurata e Zotit

Nga: Baki Ymeri Më: 5 shtator 2018 Në ora: 23:39
Kopertina - Martini

Në gjuhën angleze qarkullon shprehja "Beauty is the gift of God", që mund të përkthehet me fjalë të tjera: „Bukuria është dhuntia e Divinitetit”. Fjala divinitet përdoret fare pak në letrat e sotme shqipe. „Shqipëria Divine” (dmth. „Shqipëria Hyjnore”), theksonte autori i gramatikës së parë shqipe, Ilia Dilo Sheperi në kohën e tij. Bukuri hyjnore, bukuri magjike, apo bukuri e bekuar. Bukuria apo hijeshia kondiderohen si një aspekt që e përgëzojnë, trimërojnë dhe lumturojnë njeriun që e posedon këtë.

Bukuria varet nga shijet. Ajo është objektive në shikim të parë, kur vjen fjala për hijeshinë e trupit, por në anën tjetër ekziston edhe hijeshia shpirtërore. Kush i posedon këto? Njeriu i rëndomtë, burri, gruaja, fëmijët, aktorët, këngëtarët, foto-modelet, krijuesit apo kreatorët, dhe jo vetëm këta. Në këtë kategori inkorporohen edhe të shenjtërit, engjëjt, dielli, hëna dhe yjet, shpezët, kafshët, natyra, pranvera, lulet, malet, bjeshkët, ëndrrat, këngët, poezitë, pikturat etj.

Ekzistojnë citate të shumta personalitetesh të ndryshme për hijeshinë, që nga koha antike e deri në ditët tona. Bukuria personale është më e madhe se çdo rekomandim tjetër, thoshte Aristoteli. Nëse bukuria gërshetohet me dashuri, ajo rritet sepse dashuria është bukuria e shpirtit. (Saint Augustine). Bukuria del në pah kur i shikon sytë e një femre dhe në të njëjtën kohë e sheh hijeshinë në zemrën e saj. (Nate Dirks). Albert Einsteini thekson: Gjëja më e bukur që mund ta eksperimentojmë është misteri. Misteri është burimi i të gjitha shkencave dhe arteve.

Po shkojmë më tej. Dashuria ndaj bukurisë është Shije. Krijimi i bukurisë është Art. (Ralph Waldo Emerson). Mendo për të gjitha gjërat e bukura pranë teje dhe jij i lumtur! (Anne Frank). Kur arrin ta duash jetën, do të shikosh bukurinë në të gjitha gjërat (Kahlil Gibran). Çdokush që ka prirje për ta parë bukurinë, nuk mplaket kurrë. (Franz Kafka). Ardhmëria u përket atyre që i besojnë bukurisë së ëndrrave të veta. (Eleanor Rooslvelt). Bukuria është premtimi i lumturisë. (Stendhal). Jeta është e bukur. Adhuroje! (Nëna Tereze). Përmes natyrës së tij, njeriu është artist. Në të gjitha mënyrat, ai kërkon të sjellë në jetën e tij bukurinë. (Maxim Gorky).

Bukuria është përjetësia që duket gjatë kohë në pasqyrë. (Khalil Gibran). E bukura është simboli i mirësisë morale. (Immanuel Kant). Bukuria e zgjon jetën e shpirtit. (Dante Alighieri). Hijeshia e gjërave ekziston në shpirtin e atij që i adhuron. (David Hume). Bukuria e vërtetë buron nga modestia dhe thjeshtësia. (Voltaire). Ka edhe shumë për të thënë për bukurinë, por tani po kalojmë te vlerat artistike të diasporës sonë. Drita Martini, bukuroshe, humaniste dhe kreatore, është njëra nga to. Po ia japim fjalën Sevdail Hysenit dhe të tjerëve.

DRITA MARTINI, KREATORJA DHE TOP MODELJA INTERNACIONALE NGA BRUKSELI

Nga Sevdail Hyseni (24 Gusht, 2017)

Në Kosovë ma krijoi mundësinë të vijë aktori legjendar Çun Lajqi, kurse në Bujanoc erdha me ftesë të biznesmenit, siç thirret “brezlkingen” në Zvicër, Haqif Haziri, për të marrë pjesë me kënaqësi në manifestimin e Ditës së Diasporës, u shpreh, në fillim të bisedës së saj, Drita Martini, kreatore dhe top modele internacionale nga Brukseli. Gjatë vizitës së saj në Prishtinë dhe Bujanoc, Drita Martini, shpalosi programin e projektit të saj Martini Projects, për mbështetje të modelizimit, pa harruar edhe veprimtarinë e saj shumëdimensionale në fushën e humanitetit dhe luftës kundër zakoneve të mbrapshta prapanike të veriut të Shqipërisë.

Në vazhdim të bisedës, zonja Drita, u shpreh se është tepër mirënjohëse dhe ndjehet e priviligjuar, që pati rastin dhe kënaqësinë, për herë të parë të vizitoj Komunën e Bujanocit dhe të njihet me personalitete të shumta të jetës politike, kulturore e arsimore: “Unë jam e disponuar, që të gjithë ata të rinj dhe të reja dhe të gjithë ata që kërkojnë të marrin pjesë në modën, nëse kërkojnë të futen në botën e artit, që të trokasin në dyert e mëdha të botës siç janë Franca, Belgjika, unë jam ajo që do të krijoj të gjitha mundësitë me ekipin tim, për ta realizuar ardhjen e tyre”, thotë më bindje të thellë zonja Drita, femra e parë shqiptare në Evropë që merret me këtë veprimtari kreative, e cila gjithnjë po gjen përkrahje nga shteti ku jeton dhe vepron.

Lidhur me veprimtarinë në kuadër të Martini Projects, zonja Drita, flet me admirim se krahas punës si nënë e shumë fëmijëve, merr pjesë në konkurset e bukurisë Top Model Belgjikë 2014, duke prezantuar sharmin e bukurisë shqiptare dhe duke u zgjedhur ndër femrat më të bukura.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, thekson zonja Drita, kemi prezantuar kostumet tradicionale të disa vendeve ndërkombëtare, duke filluar nga veriu i Shqipërisë, Indisë, Afrikës, Marokut etj. Ndërkaq, për planet në të ardhmen, ajo, nuk ngurron të thotë se ka publikuar disa modele të Kompanisë Martini Projects, që do të zgjidhen “ambasadore”, në muajin tetor, nga
një juri e përfaqësuar nga njerëz të modës dhe të artit ndërkombëtarë. Njëkohësisht do të jenë kandidate për Konkursin Ndërkombëtar, që do të organizohet nga Kompania Martini Projects, në bashkëpunim me partnerët e saje për emrin e madh, TOP-MODEL Internacional 2018.

KUSH ËSHTË DRITA MARTINI?

Drita Martini u lind në Nikaj-Mertur, një zonë e thellë malore. Është vajza e Zefit dhe e Linës. Është rritur me 5 vëllezër e dy motra. Ka mbaruar Gjimnazin në Lekbibaj, qendra e Nikaj-Merturit. Pastaj, ka mbaruar studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër. Është diplomuar si mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë.

Nuk ka jetuar shumë në Shqipëri. Në vitin 1997, iku në Bruksel, për të mos u kthyer kurrë për të jetuar në Shqipëri. Është nëna e djalit Martini e Loti dhe vajzës Jozefina Po ashtu është nëna e jetimes së adaptuar Manuela, të cilës babain ia vranë shqiptarët e nënën ia mbyti kanceri. Gjithashtu, u ka dalë në ndihmë edhe vajzave të tjera të prekura nga dhuna e të cilat janë kreatore të bukura të Kompanisë Martini Projects. “Kjo është puna ime, që e bëjë me shpirt me ndihmën e të madhit Zot”, thotë znj. Drita me plot krenari.

“U rrita me bukë misri, me shumë vëllezër e motra. Jam po ajo malësorja që nuk ndryshoj. Dita kur i kërkova nënës hallallin, nëse e kam mërzitur gjatë jetës, duke u përkujdesur për rritjen e saj, ajo si mbretëreshë 83 vjeçe, më puthi në ballë dhe më bekoi me uratat më të mira”, i tha me plot emocione Drita Martini, gazetarit dhe publicistit Sevdail Hyseni. Kreatorja dhe Modelja Internacionale nga Brukseli Drita Martini ishte pjese e jurise SwissAlb Model 2018. (Botuar nga administratori, 13 Korrik 2018)

Kompania e njohur me renome ndërkombëtare “Martini Projects” që drejtohet nga menagjerja Drita Martini ka organizuar një mbrëmje festive për nder të 8 Marsit.  Në ambientet e hotel “MÉTROPOLE ” në Bruksel u dha një spektakël i mrekullueshëm ku emra të njohur të sfilatës shqiptare e belge defiluan me kostume tradicionale duke e madhëruar këtë datë të rëndësishme për gruan dhe femrën, shkruan Botapress.  Kreatorja dhe Modelja Internacionale nga Brukseli Drita Martini ishte pjesë e jurisë SwissAlb Model 2018.

SwissAlb Model 2018  nje eveniment i jashtëzakonshëm i bukurisë shqiptare eshtë organizuar ne Grenchen te Kantonit te Solothurit ne Zvicër  nen kujdesin e TV “Syri Blue” dhe te udhehequr nga Blue Production dhe Menaxherit te projektit Musa Syeljmani. Ky eveniment eshte bere me i kendshem me pjesemarrjen ne juri, Te Aktorit Kazim Carman, Aktores Shpresa Kastrati dhe menaxherit Musa Sylejmani e sidomos me ardhjen  kreatorjes dhe modeles Internacionale nga Brukseli Drita Martini,per te qene pjes e jurise se ketij evenimeti te Bukurise shqiptare.

Drita Martini bëri një intervistë ekskluzive për portalin SYRI.TV, ku me shumë respekt u përgjigj:

SYRI.TV: Kush është Drita Martini, një prezantim i shkurtë për portalin tonë?

Drita Martini: Një grua me shumë ambicje, nanë e katër fëmijëve, e gatshme të ndihmoj çdo ditë ata që kanë nevojë.

SYRI.TV: Ju më duket keni qenë dhe vetë modele. Më thuani pak rreth vetës Suaj! Në cilin vit jeni zgjedhur modele?

Drita Martini: Kam filluar me modelizim në vitin 2014 ne Bruksel. Në këtë moment e kuptova që ky ishte pasioni im.

SYRI.TV: Përpos modelimit ju jeni dhe menaxhere e kompanisë Martini projects. Më flisni rreth këtij projekti! Çka përmban në vete ky projekt?

Drita Martini: Të kërkojmë dhe të gjejmë të bukurën kudo që të jetë e  panjohur, kufi duke pasur parasysh faktin se „Bukuria është një art në vete“.

SYRI.TV: Pak dite më parë është mbajtur spektakli i bukurise më i madh në Zvicer, siç është SiwissAlb Model 2018, ku Ju keni qenë pjesë e jurisë. Çfarë ndjenje ishte të jeni pjesë e këtij evenimetit?

Drita Martini: Në kete moment e kuptuam më mirë se deri në çfarë pike bukurie ështe prezente dhe e rëndësishme ajo që i jep tjetër “ngjyrë“ jetës.

SYRI.TV: Drita Martini një modele internacionale nga Brukseli. Si modele sa ka qenë e vështirë për Ty të zgjidhësh një fotomodele?

Drita Martini: Për të dalluar një artiste mes artisteve nuk është e lehtë kurr të gjithë ishin shumë të mirë. Por duhet një fituese apo fituese.

SYRI.TV: Si anëtare e jurisë e SwisAlb Model 2018, sa keni qenë e knaqur me organizimin e këtij Projekti?

Drita Martini: Evenimeti i SwissAlb Model 2018  ishte i organizuar në mënyrë shumë profesionale me kandidatë shumë të mirë. Vlen të themi se gjithëçka ishte prefekte.

SYRI.TV: Çfarë vështirësie patët që ta zgjedhni një fotomodele? A kishe dyshime tek kjo, siç ishte Delfina Kastrati? Pse ketë?

Drita Martini: Nuk dyshoj në zgjedhjen time. E kam ndjerë që  Delfina Kastrati iu korrespondon kritereve që duhet të ketë një top-modele.

SYRI.TV: Gjatë zgjedhjes së kandidatëve si anëtarë të juris SwissAlb Model 2018, keni hasur në ndonjë paragjykim ndaj kandidatëve?

Drita Martini: Vota është individuale.

SYRI.TV: Kompania Martini çfarë raporte ka me Stafin tonë, me Rtv Syri Blue?

Drita Martini: Kemi raporte profesionale.

SYRI.TV: Pse mendoni që menaxheri i spektaklit të bukuris SwissAlb Model 2018 Ju zgjodhi Juve si anëtare e SwissAlb Model 2018?

Drita Martini: Nga eksperienca që kam në fushën e modelizmit.

SYRI.TV: Si anëtare e jurisë SwissAlb Model, Ju keni marrë shum? urime dhe mesazhe për punën Tuaj. Keni menduar që keni berë një zgjedhje të duhur?

Drita Martini: Urimet, mesazhet dhe publikimet kanë konfirmuar se kam bërë zgjedhjen e duhur.

SYRI.TV: Ju jeni fotomodele internacionale. A keni menduar ndonjëherë ketë kurorë t’ia dërgoni dikujt apo ta mbani për vete?

Drita Martini: Unë ia kam dorëzuar në Tetor 2017 Doruntina Kosumit “Top Model International 2018” në Studio e RTV Syri Blue në Zvicër. Dhe çdo vit e nderron vendin.

SYRI.TV: Një fotomodele dhe një menaxhere e një kompanie të bukurisë nga Brukseli. Sa është e njohur kjo kompani në Zvicer?

Drita Martini: E mjaftushme kur RTV SYRI BLU si i vetmi kanal TV në Europë është i interesuar.

SYRI.TV: A është e vërtetë se shumë shpejt do të keni një bashkëpunim apo binjakizim mes Swissalb Model dhe Martini Kompanisë, ku organizimet në të ardhmen do t’i bëni së bashku?

Drita Martini: Ne jemi në bashkëpunim me njërin-tjetrin dhe kjo po avancon çdo ditë e më shumë duke e falemenderuar edhe Drejtorin e Syri Blue, Zt. Musli Saiti për mbështetjen e plotë.

SYRI.TV: Përpos kompanisë së bukurisë që keni Ju, ku e shohim në të ardhme Drita Martinin?

Drita Martini: E rëndësishme për mua nuk është kompania, por platforma për të vemë në dukje artin e së bukurës.

SYRI.TV: Çfarë keni për të thënë për portalin tonë?

Drita Martini: Mendoj që ju dhe unë punojmë me këta artista që kanë nevojë për struktura si tonat, që të jenë në gjendje të zbulojnë vlerat e tyre para botës. Ju Faliminderit për Intervistën!

SYRI.TV: Ju faliminderit dhe shumë respekt për Ju, Drita!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat