Studiueset shqiptare pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Baladës në Pragë - Bota Sot
Studiueset shqiptare pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Baladës në Pragë

Kultura

Studiueset shqiptare pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Baladës në Pragë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 19:33
Studiueset shqiptare pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Baladës në Pragë

Në Konferencën Ndërkombëtare të Baladës në Pragë, të 48-tën me radhë, të organizuar nga Muzeu Etnografik i Çekisë dhe Kommission für Volksdichtung morën pjesë studiueset nga Instituti Albanologjik i Prishtinës: Leontina Gega-Musa, Lumnije Kadriu dhe Arbnora Dushi.

 

Tema qendrore e konferencës ishte Baladat dhe Kujtesa (Ballads and Memory), në të cilën studiueset në fjalë u prezantuan me temat mbi këngët arbëreshe për Skënderbeun si shprehje të kujtesës kolektive, si edhe për baladën popullore “Fryni era u çel taraba”, si inifikuese të rrethanave historike e veçorive kombëtare, bazuar në praninë e varianteve të saj në folklor, por edhe në rikrijimet artistike në letërsi, dramë e balet.

Gjithashtu në këtë konferencë u prezantua edhe studiuesja Olimbi Velaj nga Durrësi me dramën e mërgimit në kujtesën personale dhe kolektive, të shprehur nëpërmjet këngës polifonike “Vajzë e valëve”.

Për çështjet e kujtesës në balada dhe këngë popullore për katër ditë sa zgjati kjo konferencë, me tema dhe diskutime u paraqitën studiues nga Skocia, Anglia, Ëellsi, Sllovenia, Kroacia, Spanja, Portugalia, Serbia, Rumania, Korea e jugut, Japonia, Afrika e jugut, Italia, Franca, Hungaria, Çekia, Suedia.

Prezantimet për folklorin shqiptar, nga studiueset e Kosovës e të Shqipërisë, u pritën mirë dhe zgjuan interesimin e studiuesve të huaj të pranishëm. Vlen këtu të përmendet gjithashtu që studiuesja Arbnora Dushi, nga viti i kaluar është zgjedhur në postin e nënkryetares së Komisionit Ndërkombëtar të Baladës, të njohur si Kommission für Volksdichtung.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...