Balerini Sinan Kajtazi kundër ndërprerjes së punës së artistëve

Kultura

Balerini Sinan Kajtazi kundër ndërprerjes së punës së artistëve

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:33
Balerini Sinan Kajtazi

Performuesit e Institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës si, Teatri Kombëtar i Kosovës, Filharmonia e Kosovës dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” kanë anuluar çdo aktivitet të tyre deri në ngritjen e pagës komfor rregullores.

Ky vendim i tyre ka nxitur reagime të ndryshme.

I fundit që ka reaguar para pak minutash është edhe balerini i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi i cili është shprehur i pajtimit me kërkesën e komunitetit artistik për rritje pagash, por jo edhe me ndërprerjen e punës.

Sipas balerinit, ndërprerja e punës nuk është e drejtë dhe se çdo ditë e humbur kushton shumë.

Më poshtë po ju sjellim reagimin e plotë të balerinit Sinan Kajtazi:

Si balerin i Baletit Kombëtar të Kosovës, mbështes kërkesat e komunitetit artistik në lidhje me rritjen e pagave të performuesve në Institucionet e Kulturës, por nuk jam i pajtimit që të ndërpritet puna.
Duhet ditur që ne jemi njerëz që merremi me art dhe nuk jemi punëtorë fabrike, me i fikë e ndezë maqinat kurdo që jemi të pakënaqur. Duhet kërkuar të drejtat tona ne çfarëdo forme që kemi mundësi, përveç ndërprerjes së punës sepse për shumicën e performuesve, qoftë edhe një ditë e vetme e humbur ka rëndësinë e vet.
Institucionit të cilit i takoj, ka lidhur marrëveshje me artistë dhe Festivale nëpër botë para më shumë se një viti, dhe për ne si trupë është fatale ndërprerja e punës.
Vlerën, seriozitetin dhe reputacionin e Institucioneve të cilave i takojmë, duhet t’a mbrojmë vet, ne që jemi pjesë e tyre!
Në të njëjtën kohë jam komplet kundër rregullores së re për rritjen e pagave e cila është në procedim e sipër, sepse si e tillë është diskriminuese për shumicën e performuesve të Institucioneve të Kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat