Si ta lehtësojmë çantën e fëmijëve tanë? - Bota Sot
Si ta lehtësojmë çantën e fëmijëve tanë?

Kultura

E martë, 23 tetor 2018

Si ta lehtësojmë çantën e fëmijëve tanë?

Nga: Riza Haxhiu Më: 16 shtator 2018 Në ora: 08:14
Riza Haxhiu

Nxënësit e shkollës fillore e sidomos ata të ciklit të ulet,  çdo ditë, bartin çanta të mbingarkuara me tekste dhe materiale tjera shkollore. Ne takojmë çdo mëngjes dhe çdo pasdite djem dhe vajza të cilët me vështirësi ecin rrugës për në shkollë të kërrusur nga pesha e rënd e çantës që ata bartin në shpinën e tyre. Kjo është një breng që na mundon neve të gjithëve; si prind, si mësues dhe edukator. Kjo duhet të jetë breng edhe për Ministrinë e Arsimit dhe për mbar shoqërinë. Të gjithë ne duhet të mendojmë dhe analizojmë; pse nxënësit tanë bartin dy e më shumë tekste, fletore pune e material tjetër shkollor, për një lëndë mësimore?

Barra e rëndë e çantës mbi supe, e dëmton shtyllën kurrizore të fëmijës. Kështu, për shkak të peshës së rënd,  mund të ndodhë që fëmija të kërruset  shumë përpara dhe ashtu do të lakoi shtyllën kurrizore. Të dhënat në institucionet shëndetësore tregojnë se jo vetëm të ne, por edhe në vendet e zhvilluara, ka shumë fëmijë me shpinë të përdredhur, të përkulur, këmbë me shputa të rrafshëta e të lakuara në formë të shkronjës “X’ dhe probleme të tjera shëndetësore. Shkaqet janë të ndryshme, por çanta e rëndë është një nga shkaqet kryesore, sidomos të fëmijët që janë shëndetlig dhe jo mire të zhvilluar, e sidomos të ata që përshkojnë rrugë të gjatë deri në shkollë. Nëse kësaj i shtohet fakti se shumë fëmijë tanë rrjedhin nga familje të varfra, të cilët nuk kanë këpucë të duhura dhe veshje adekuate. Prandaj, nuk duhet të habitemi që fëmijët tanë shpeshherë ankohen se kanë dhimbje në këmbë ose mbrapa në kurriz. Krejt kjo shkakton lodhje dhe plogështi të nxënësi  dhe kështu të molisur, ata nuk janë në gjendje të përcjellin procesin mësimor  të mësimdhënies dhe nxënies. Kjo ndikon shumë në mos suksesin e tyre, ata janë pasiv gjatë mësimit, nuk dëgjojnë dhe nuk shfaqin interesim për mësim.

Prandaj, shtrohet pyetja: kush duhet dhe çka duhet ndërmarr që të lehtësohet çanta e fëmijëve që bartin në shkollë ? Po, kjo është e mundshme të realizohet, por duhet patjetër që të angazhohen; MASHT, mësuesit dhe prindërit.

Ministria e Arsimit duhet:

Urgjentisht, nëpërmes eksperteve të zhvilloi një strategji për të lehtësuar peshën e çantave shkollore qe bartin nxënësit tanë;

Të bëhen ndryshime të kurrikulave për nxënësit e shkollave  9-vjeçare dhe të mesme. Këto ndryshime të bëhen në mënyrë që të shmangen ri përsëritjet e temave të  njëjta në tekstet e fushave te ndryshme arsimore, qe krijojnë mbingarkesa tek nxënësit.;

Të reduktohen plan programet mësimore dhe numri i teksteve për fushat mësimore, ato ti përshtatën kurrikulit sipas shkallëve dhe niveleve arsimore;

Të hartohen tekste shkollore të integruara për disa fusha mësimore, varësisht nga shkalla apo niveli arsimor, të mbështetura në kompetenca dhe rezultate mësimore qe duhet ti përvetësojnë nxënësit në fusha të caktuara mësimore;

MAShT, të përcaktoi, me Udhëzim Administrativ, tekstin bazë të obligueshëm për përdorim për lëndët mësimore nga ana e mësimdhënësit;

Të sigurohen mjete qe të fillohet me projekte të reja për të zbatuar mësimin elektronik në shkolla, nëpërmes  kompjuterit, me video dhe "E-tekste“ të cilat do ti zëvendësojnë tekstet e shtypura, me çka do të lehtësohet çanta e nxënësit.

E-tekstet të vendosen në server te MASHt-it, në formate qe nxënësit dhe mësuesit të jenë në gjendje për ti shkarkuar dhe  ruajtur në kompjuterët e tyre personale. Por, do të duhet lejuar edhe printimi i tyre i tërësishëm ose i pjesërishëm  më printerë në shtëpi, shkolla apo në dyqane ekzistuese për fotokopjime, sipas nevojës, pa cenimin e autorësisë se tekstit. Mësuesit në ketë mënyrë do të zgjidhnin tekstin, ndërsa nxënësit do të kujdesen për të shtypur vetëm ato faqet që ata kanë nevojë sipas kërkesës, ndërsa materialin tjetër do të lexojnë drejtpërdrejt nga monitori i kompjuterit sipas nevojës.

Shkolla dhe mësuesi:

Mësuesit duhet për çdo ditë paraprakisht ti përcaktojnë dhe të ju tregojnë fëmijëve se cilat libra dhe fletore duhet ti bartin me vete, për ditën vijuese te mësimit dhe mos ti marrin librat dhe fletoret  që nuk kanë nevojë për at ditë.

Në shikim të par, kjo mësueseve ju duket që janë të pa aftë të realizojnë ketë detyre. Megjithatë, këta janë ata të cilët mund të ndihmojnë që çanta shkollore e nxënësve të jetë sa më e lehtë, e sidomos për nxënësit e klasave te ulëta të shkollës fillore.

Liria për mësuesit që ata të përzgjedhin tekstin e preferuar, formatin dhe madhësinë e fletorëve dhe mjeteve tjera mësimore, duhet të anoj në zvogëlimin e mbingarkesës së  nxënësit. Sot në tregun e lirë kemi oferta të shumëllojshme, prandaj duhet të zgjedhën tekstet e cilësisë se mirë që janë të qëndrueshme dhe kanë qasje më të mirë për moshën e nxënësve. Kur zgjedhën fletoret, duhet patjetër nxënësve të ju rekomandojmë format të vogël te fletoreve (A5).

Shkolla bashkë me komunitetin, duhet të zhvilloj projekte qe në hapësirat e shkollës; në korridore dhe klasa të instalohen dollap për çdo nxënës për ruajtjen e teksteve shkollore, dhe varësisht nga përzgjedhja e mësuesit, nxënësit do ti mbajnë në çanta për në shtëpi, vetëm librat që ata kanë nevojë për ditën e nesërme.

Prindërit:

Prindërit duhet të përkujdesën çdo herë për fëmijët e tyre, duke i përgatitur për shkollë sipas orarit të mësimit dhe këshillave të mësuesit.

Ata duhet të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm qe fëmijët e tyre, ti pajisin më këpucë dhe rroba qe i veshin te cilat sigurojnë komoditet dhe nuk e vështirësojnë lëvizshmërinë e fëmijës.

Prindërit, mësuesit dhe vet fëmija, duhet të pranojnë qëndrimin pedagogjik që nxënësit duhet të vijnë në klasë me një perceptim të mirë, kujdes të shkëlqyer dhe të jetë fizikisht dhe mentalisht  i përgatitur për procesin e mësimdhënies dhe nxënies.

Prindërit kur e blejnë çantën, duhet të kujdesen që ajo  të jetë e lehtë, të ketë formë anatomike dhe e punuar nga materiali që nuk lëshon shiun, që mos ti dëmtoj librat në çantë.

Të përzgjedhin çantën qe i ka shiritat e përshtatshëm për sup dhe të mbushur me materiale të buta, të cilat ndalojnë dhimbjen në shpatulla dhe mundësojnë shpërndarje të ngarkesës mbi sipërfaqe me të madhe.

Të shmangen çantat tepër të mëdha sepse japin hapësirë ??për vendosjen e shumë gjërave të pa nevojshme nga ana e fëmijës , të cilat do të rezultojnë në rritjen e barrës.

Para se të shkojnë fëmijët në shkollë, të kontrollohet pesha e çantës se tyre, ashtu qe mos të peshon më shumë se 20% e peshës së fëmijës.

Nëse çanta  është shumë e rëndë, kontrolloni përmbajtjen sepse shumë gjëra mund të barten ndaras nga tekstet, për shembull, pajisjet për edukate fizike, ose gjërat ushqimore mund të barten në dorë në një qese të veçantë.

Fëmijët duhet këshilluar qe çanta duhet të bartet në të dy supet e jo varur vetëm në njërën, sepse kjo ndihmon të mbahet pesha e balancuar dhe parandalon dhimbjet në shpinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test