Ku është shpirti i Zotit, aty është liria!

Kultura

Ku është shpirti i Zotit, aty është liria!

Nga: Agim Picaku Më: 21 shtator 2018 Në ora: 17:09
Papa Françesku

Jemi në jubileun e vizitës së Atit të Shenjtë Papa Françeskut në Shqipëri. Ai në vizitën e parë Apostolike në Europë, u mrekullua nga mikpritja shqiptare e sidomos nga mijëra djem e vajza që e pritën me gëzim e krahëhapur. Në takimin që pati në Vatikan, me Presidentin Meta ai bëri thirrje te hapur që rinia shqiptare te mos largohet nga vendi.Atit te Shenjtë i dhemb në shpirt largimi i rinisë shqiptare, një hemoragji e pandalshme që po rrezikon themelet dhe ekzistencën e Shqipërisë, njerit nga tetë kombet themeluese te krishtërimit,atdheut te Kostandinit te madh,Gjergj Kastriotit, Papa Klementit të XI Albani e të Shen Terezës.Ati i Shejntë beri thirrje që të ndalet kjo "arratisje" tragjike e rinisë shqiptare.Ai në anen tjetër si Peshkop i Romës e pasues i Shën Pjetrit ka bërë thirrje BE-së, Francës, Gjermanisë,Italisë e shteteve të tjera të fuqishme te perendimit qe t’i hapin dyert e tyre e të solidarizohen me refugjatet e mbare botës.

Pata fatin që këtë vit të isha mysafir në familjen e Eduart Malaj për kremtimin e festës së Shën Mërisë ose "Zojës së Merturit" siç e quan ky fis. Nuk munguan si përherë miqtë e shumtë, qirinjtë dhe lutjet. Përtej gëzimit që po festohej për nënën e Krishtit,në syte e Babait, Nene, Vellait e Motres pashë trishtim. Ai mungoi në këtë natë, por vetëm fizikisht,sepse për të u ngriten dhjetera shëndete dhe iu blatuan lutje Shen Mërisë për shëndetin, sigurinë e jetes dhe te ardhmen e tij. E them sigurine e jetes sepse ne shqiperi kercenohet seriozisht nga mafiozet,segmentet kriminale te shtetit,nga njerezit që siç i themi ne shqiptaret s'kan as dinë e imanë. Nuk e di se ne cilin vend te Europës ka shkuar për të jetuar e punuar,por i them atij dhe mijëra shokëve të tij që të jenë krenarë për origjinën dhe atdheun e tyre, i cili fatkeqësisht tani nuk iu garanton dot jeten e të ardhmen e tyre.Mos u ndjeni te huaj në Europë! Ajo është shtëpia jonë dhe shtëpia e lirisë njëheresh. Për atë jemi sakrifikuar e kemi derdhur lumenj gjaku. Ju nuk shkuat atje si djem planprishës, por si bijë të një kombi martir e krenar, i cili mikpritjen,solidaritetin e ndihmën ndaj njerëzve në nevoje i ka të ngulitura thellë në të drejtën f tij zakonore dhe në kodin e tij gjenetik.Duajeni Europën, bëhuni qytetarë te saj të denjë, por mos e harroni kurrë Shqiperinë, atdheun tuaj.

Thirrja e Atit të Shejnte per te mos e braktisur Shqipërinë është një apel hyjnor. E kush më mirë se ai mund ta dojë Shqipërinë? Paçi fat e lumturi në këto momente të vështira që po kalon Shqipëria, Ballkani e mbarë bota. Papa Francesku foli qartë. Jo më kot latinët e lashtë thonin: Ku është shpirti i Zotit, aty është liria!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat