“Psycho”, përtej dhimbjes - Bota Sot
“Psycho”, përtej dhimbjes

Kultura

E hënë, 22 tetor 2018

“Psycho”, përtej dhimbjes

Nga: Ilir Muharremi Më: 23 shtator 2018 Në ora: 15:08
Ilir Muharremi

Tashmë të gjithë kemi dëgjuar për romanin psiko-triler “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Aty nuk kemi veç psikopati, tortura, vrasje dhe ferr, kemi dhimbje. Dhimbje njerëzore nga e cila nuk mund të çlirohet kryepersonazhi. Në vazhdim po ju sjellim një frgament: 

“Nuk kisha as fe e as Zot, kjo tingëllonte çuditshëm tek të gjithë, madje vetëm babai mbytej në heshtje kur flisja për Zotin ose fenë. Kjo bindje më rri përsipër kokës dhe jetës, vazhdon të fluturojë tok me mua. Këtë çështje harroje zonjë, mos ta teproj më shumë. E vërtetë se ndjehesha njeriu më i lirë në botë, por i pakënaqur. Gëzimet gjithmonë kërkonin gëzime tjera. Ikja me vrap në festa me shoqëri dhe shoqe, edhe pse nuk e dija mirë kërcimin, kërceja pa u ulur, i shtangur, çmendesha shumë, filloja të thyeja edhe shishe të birrës. Disi më dukej vetja se isha në maje të rraskapitjes, i lodhur nga të gjitha kënaqësitë që më ofronte jeta, përnjëherë më dukej se kuptoja të gjitha sekretet e njerëzve. Dehja dhe lodhja avulloheshin pas dy ditësh, edhe besimi në zbulimin e sekretit po ashtu

Nganjëherë ndjehesha aq i lënduar sa bëhesha hiç. Përsëri luftoja dhe vrapoja, kurrë i ngopur, asnjëherë ditën, por në mëngjes gjersa ka përfunduar muzika. Sikurse kur dehesha mirë, ndahesha nga pija kur shishja ishte bosh. Këtë e pëlqeja zonjë. Këto festa më bënin të lumtur, por më të lumtur më bënin vizitat nëpër shtëpitë publike ku zbrazesha i tëri. Zonjë a do pini edhe ju me mua, kam shumë nevojë për simpatinë tuaj...”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test