“ArTurbina” mirëpret Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare

Kultura

“ArTurbina” mirëpret Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 23:28
Pamje nga skena e aktrimit

Skena e re ArTurbina ka hapur dyert mbrëmjen e të dielës duke mirëpritur artistë dhe publikun në një festë të përbashkët, atë të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit.

Rikthimi i këtij Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

“ArTurbina” do të flasë shqip me të gjitha dialektet dhe format e saj në skenë nga data 23 deri më 30 shtator. Një festival që përfshin gjithë trevat shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi. 14 trupa teatrore janë bërë pjesë e këtij festivali,  organizmi i të cilit u mbështet edhe nga Bashkia e Tiranës.

Adem Karaka, drejtor i Teatrit te Shkupit dhe Agron Myftari i Prishtinës bashkë me Hervin Çulin të Teatrit Kombëtar, çelën siparin e tij. Çuli u shpreh se Andia Xhunga dhe Bashkim Hoxha do të hyjnë më histori se do ngjisin në skenë shfaqjen e parë, TAG”. Ndërsa, Myftari shprehet se, ‘ne veriorët nga Kosova nuk dimë të flasim shumë veç po ose jo, se ruajmë energjinë. Tirana të organizojë aktivitete të tilla, ne do ti rrimë pas”. Drejtori i Shkupit u shpreh se ndihem i privilegjuar  dhe kam shpresë që vrulli i ndërtimit të skenave do të vazhdojë. “Shqipja gjithmonë ka tingëlluar bukur në çdo cep të rruzullit ku flitet. Padyshim më bukur ka qenë në këto skenat tona”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat