Hapet ekspozita me fotografi dhe relikte nga Lufta e UÇK-së

Kultura

Hapet ekspozita me fotografi dhe relikte nga Lufta e UÇK-së

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:24
Ekspozita

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit, në Galerinë e Arteve në Ferizaj këtë të premte është hapur ekspozita me fotografi dhe relikte nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga afër këtë ekspozitë e kanë përcjellë, krerë të institucioneve lokale dhe qendrore, drejtorë të drejtorive komunale, veteranë e invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve si dhe shumë qytetarë të tjerë.

 Hapjen zyrtare të kësaj ekspozitë e ka bwrw drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani.

Ajo ka thënë se ndër betejat e para që u zhvilluan në këtë zonë, padyshim ishte Beteja e Jezercit, apo që mori epitetin e mëvonshëm “Epopeja e Jezercit”.

“Ndonëse gjatë ditëve të mëvonshme, pati beteja e sakrifica të shumta për lirinë e Kosovës, ‘Epopeja e Jezercit’ mbetet një kujtesë e paharruar duke u ruajtur në arkivat historike, në kujtesën tonë kombëtare si dhe në fusha të ndryshme të artit: në këngë, në pikturë e poezi. Sivjet më 28 shtator 2018, bëhen 20 vjet nga kjo betejë”, është shprehur  Murati Shabani.

Ndërkaq Kryetari i Shoqatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rafiz Sejdiu ka falënderuar të gjithë organizatorët, por edhe pjesëmarrësit në këtë ekspozitë duke thënë se në këtë mënyrë po kujtohen të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Ekspozita me fotografi dhe relikte nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të jetë e hapur për disa dita. Ndërkaq gjatë ditës në sheshin “Adem Jashari” për nder të “Epopesë së Jezercit”, do të mbahet edhe një koncert për fëmijë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat