Dia e nesërme zbret agimin në Shqipëri

Kultura

Dia e nesërme zbret agimin në Shqipëri

Nga: Kalosh Çeliku Më: 29 shtator 2018 Në ora: 17:42
Kalosh Çeliku

Politikanët shqiptar, siç duket; Edhe, pse: Fragmentin e Abetares e kanë pasur vite me radhë mbi bangat shkollore në Librat e Këndimit, asgjë nuk kanë mësuar nga Porosia e Madhe e atij Fragmenti të Abetares: Rrezik, rrezik, bërtiti Rrahmani!

E marr me mend, edhe shkakun e mosnjohjes të këtij fragmenti antologjik të Abetares, Gjuhës Shqipe: Shumica janë rritur dhe edukuar nëpër bangat e shkollave fillore, jo me Gjuhën Shqipe. Edhe, pa vjershat e Rilindasëve Shqiptar. Dje, komunistë. Sot neokomunistë të arratisur “kuqezi”, që edhe sot e kësaj dite na ngatërrohen dhiareve shqiptare nëpër këmbë. Larg, Fragmentit të Abetares, kur Bariu tri herë me radhë i mashtroi fshatarët, se: I ka ra Ujku ndër dele! Edhe, fshatarët: kush me pushkë, kush me sëpatë, e kush me cfurk, u turrën t’i dalin në ndihmë Bariut.

Bariu me kërlugun me kërrabë nën sjetulla, u zgërdhi nën hije të Dardhës Gorrice me mish qengji në hell, zjarr mbi zhpuzë: U mashtrova, o fshatarë! Edhe, e nxorri fyellin nga janxhëku duke fishkëlluar një melodi ashikiane për Xhadinë. E hiberbolizoi Ashiken e tij në dritare për bukuri… Dhe, sytë e saj të zi…

Bariu, edhe herën e dytë i thirri fshatarët për ndihmë, se: Ujku i ra ndër dele! Fshatarët, edhe kësaj radhe me të gjitha armët që patën nëpër dorë, u turrën t’i dalin në ndihmë. Edhe, kësaj radhe qenë të mashtruar nga Bariu.

Herën e tretë, Bariu përsëri i thirri fshatarët për ndihmë, se: Ujku i ka ra ndër dele!

Fshatarët, kësaj radhe nuk e lëvizën as dorën e as këmbën nga shtëpia. Edhepse, Bariut, kësaj radhe vërtetë i kishte ra Ujku ndër dele… I kishte hyrë mesdite edhe në vathë, një dele e kishte hedhur në qafë. Delet tjera e kishin ndjekur pas tek “Përroni i Thanës’, ku edhe e kishte therë në qafë gjithë Kopenë…

Fragment i Abetares Shqiptare, të cilin edhe sot e kësaj dite, ende nuk e kanë shfletuar politikanët shqiptar në shkollat shqipe të shtetit “përbashkët”. Ose, nuk e kanë lexuar mes rreshtave… E, mua, ende më shtihet në ëndërr pasmesnate.. 

Eshe, me vështirësi gjatë sistemit komunist dhe neokomunist, asgjë nuk kanë mësuar nga Porosia e Madhe e Ministrit Shqiptar Ernest Koliqi, atij Fragmenti të Abetares:  Rrezik, rrezik, bërtiti Rrahmani! Ujku na ra ndër dele!...

E marr me mend, edhe shkakun e mosnjohjes të këtij Fragmenti të Abetares: Shumica, jeni rritur dhe edukuar nëpër shkolla antishqiptare. Fatkeqësisht, edhe pa vjershat e Rilindasëve Shqiptar në bangat e  Shkollave Fillore Shqiptare, në Shqipëri: Dje, komuniste. Sot, neokomuniste, arratisur “patrirotë kuqezi”, me poste politike në Qeveri.  Zoti, u ndihmoftë! Unë, jam me shqiptarët. Që, edhe sot e kësaj dite na ngatërroheni dhiareve nëpër këmbë, si popull shqiptar.

Larg, Fragmentit të Abetares, kur Bariu tri herë me radhë i mashtroi fshatarët, se: I ka ra Ujku ndër dele! Edhe, fshatarët: kush me pushkë, kush me sëpatë, e kush me cfurk, u turrën t’i dalin në ndihmë Bariut deleve.

Bariu me kërlugun nën sjetulla, u zgërdhi nën hije të Dardhës Gorrice me mish qengji e kos delje mbi cung tek “Përroni i Thanës”: U mashtrova, o fshatarë! Edhe, e nxorri fyellin nga janxhëku duke fishkëlluar një melodi të dhimbëshme ashikiane për Xhadinë. E hiberbolizoi ashiken e tij për bukuri nëpër Çarshi të Shkupit Shqiptar… Dhe, sy të zi…      

Bariu, edhe herën e dytë i thirri fshatarët, se: Ujku i ra ndër dele! Fshatarët, edhe kësaj radhe me të gjitha armët që patën nëpër dorë në Shtëpi, u turrën t’i dalin në ndihmë. Edhe, kësaj here qenë të mashtruar nga Bariu me Kopenë e deleve. Dashit brirëpërdredhur mbi veshë me një zile në qafë varë mes livadheve.

Herën e tretë, Bariu përsëri i thirri fshatarët për ndihmë, se: Ujku i ka ra ndër dele! Heshtje. I gjithë fshati në gjumë. Përmëkeq, nuk lehu asnjë qen në Lëmë. Hoxha i Katundit e thirri Ditën e Madhe në minare.

Fshatarët, këtë Ditë të Madhe, nuk e lëvizën as dorën, këmbën e as armët e Babait fshehur me shekuj nën hatulla të Shtëpive. Edhepse, Bariut, kësaj radhe vërtetë i kishte ra Ujku ndër dele… I kishte hyrë mesdite edhe në vathë, një dele rudë komuniste e kishte hedhur në qafë. Delet tjera e kishin ndjekur pas tek “Përroni i Thanës”, ku edhe e kishte therë pamëshirë në qafë gjithë Kopenë…

Fragment i Abetares, të cilin edhe sot e kësaj dite, ende nuk e kanë lexuar në shkollat shqipe, ose kuptuar mes rreshtave Porosinë e Madhe politikanët shqiptar…

Dita e Nesërme zbretë Agimin në Shqipëri!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat