“Psycho” i përshtatshëm edhe për film

Kultura

“Psycho” i përshtatshëm edhe për film

Nga: Ilir Muharremi Më: 29 shtator 2018 Në ora: 22:42
“Psycho”

Kur fillon së lexuari romanin “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi të krijohet përshtypja se po shikon ndonjë film horror me skena tmerruese, makthi dhe tortura. Që në faqet e para ngjarja duket shumë e natyrshme dhe konkretizohet si me imazhe lëvizëse. Aty ka shumë vrasje të arsyeshme, skena nudo, seks, dhunim, dashuri, dhimbje... Në vazhdim po ju sjellim një fragment i cili është i përshtatshëm për film:

“Atëherë, mik nga jeta më s’kam çfarë të kërkoj. E sheh revolen si shkëlqen në dritë, nga kjo  vetëm një e shtënë në kokë do të më dërgojë në shtigje edhe më të panjohura. Ta vras veten, kjo tingëllon si e pakuptimtë, ose të vras ty, kjo është më e lehtë, por jo prapë më mirë ta vras veten, nga krejt ky faj vetja ime mbanë përgjegjësinë më të madhe. Vetëm një e shtënë, edhe më nuk do të jem, në fakt as nuk dua të dëshmoj se isha, të gjitha mirënjohjet, shpërblimet, çmimet do i flak tani. Ja. Tash është më mirë. Tash jam askush mik. Mos u frikëso, rri ulu këtu. Nuk do të vras, do vras veten time, kam dëshirë dikush të jetë dëshmitar i vetëvrasjes, përtoj t’i shkruaj letrat, ose të incizoj në telefon monologun e dhimbjes pak çaste para vetëvrasjes. Ma lësho dorën, dua ta fut revolen në gojë, ose jo më mirë në kokë të më flakën trutë komplet, të mos ndjej më asgjë, ta harroj ferrin e kësaj bote sepse vetëm atë e njoha në këtë botë. Më lësho mik, erdhi çasti im i fundit, mos më merr më të mirë se jam përgatitur edhe për këto rrethana qetësimi. Kam vendosur ta vras veten, lëshomë. Uhhhh!. Shkrepa gabimisht, të plagosa ty mik pa dashje, shtrihu këtu, kjo revole ka shurdhues, askush nuk na ka dëgjuar. I shpëtova edhe njëherë vetëvrasjes, por u bë kurban njeriu i pestë për këtë. Shtriju këtu, ngadalë do ndjesh ftohtë. Po ndjen dhimbje e di, por jo të njëjtën siç je mësuar, kjo është më ndryshe mik. E para që do të ndodh është zemra, ajo do të pushojë së funksionuari, eventualisht do pushoni së marri frymë. Truri po ju rraskapitet, e vërej këtë sepse ai tashmë po bënë punë si kurrë më parë, gënjejnë ata njerëz që thonë se po e shohin dritën në fund të tunelit. Ti mik për herë të fundit e sheh vetëm pamjen time. Gradualisht dhimbjet do përfundojnë, truri tashmë s’ka forcë ta njohë atë dhimbje që jemi mësuar, ndoshta ke halucinacione ose përjetime të çuditshme. Më thuaj, fol diçka, fol mik. Udhëtim të mbarë!.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat