Në Kosovë për herë të parë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Prozës “FICTION FEST”.
Ky është festivali i parë i kësaj natyre duke qenë se i dedikohet vetëm prozës artistike dhe jo formave të tjera të shkrimit letrar.
Në të do të marrin pjesë emra të njohur e të respektuar të letërsisë shqipe dhe asaj të përbotshme. Në edicionin e parë do të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre këta shkrimtarë: Rexhep Qosja, Donika Dabishevci, Srdjan Tesin, Virion Graçi, Stefan Boshkoviq, Dimitar Samardjev dhe Almira Gashi.
“FICTION FEST” do të mbahet më 4 dhe 5 tetor dhe do të mbahet në Prishtinë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.