Kolonia e Artistëve hap ekspozitë në Skënderaj

Kultura

Kolonia e Artistëve hap ekspozitë në Skënderaj

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 18:01
Kolonia e Artistëve hap ekspozitë në Skënderaj

Në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është hapur sot një ekspozitë me punime nga Kolonia e Artistëve.

Në këtë ekspozitë me punimet e tyrë kanë marr pjesë 14 artistë.

Drejtori i Kulturës së komunës së Skenderajt Ramiz Shala ka falënderuar në emër të kryetarit të kësaj komune, Bekim Jashari, të gjithë artistët që kanë punuar për dy ditë në këto piktura.

Ndërsa, drejtori i Kulturës së komunës së Mitrovicës Tafil Peci, ka theksuar se komuna ku edhe po mbahet kjo ekspozitë ka vlerë të madhe.

 "Vet fakti që në këtë komunë ku po mbahet edhe ekspozita është vendlindja e heroit, është një vecanti dhe inspirim edhe për artistët", tha Peci.

 Në fund janë ndarë edhe certifikata  për 14 artistët të cilët janë shprehur të kënaqur për punën që kanë bërë për këto dy ditë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat