Nexhmije Pagarusha, qytetare me merita të veçanta

Kultura

Nexhmije Pagarusha, qytetare me merita të veçanta

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 14:58
Nexhmije Pagarusha

Qeveria e Kosovës mori vendim që ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Këtu përfshihet edhe mbështetja financiare në baza mujore, në vlerë prej 500 eurosh. Qeveria, ndërkaq, aprovoi edhe disa projektligje, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj informoi kabinetin qeveritar për vizitën e tij në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat