Bazilika e Elbasanit pas zbulimit në 2007-n nis të dokumentohet - Bota Sot
Bazilika e Elbasanit pas zbulimit në 2007-n nis të dokumentohet

Kultura

Bazilika e Elbasanit pas zbulimit në 2007-n nis të dokumentohet

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 08:03
Bazilika e Elbasanit

Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkë me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud, njëherazi bashkëautore e librit ”Korpusi i Mozaikëve të Shqipërisë” dhe me Agron Islamin, përgjegjës i sektorit të artit pranë IMK, ndodhen sërish në terren për mbledhjen e informacioneve rreth mozaikëve në Shqipëri.

Përgjatë kësaj jave, grupi i specialistëve është duke studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e nevojshme rreth Mozaikut të Bazilikës Paleokristiane.

E pozicionuar fare pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, Bazilika është një ndër monumentet më me vlerë të qytetit. Zbulimi i mozaikut u bë i mundur në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë gërmimeve të bëra në këtë bazilikë në një thellësi rreth 3 m.

“Publiku duhet ta vizitojë sa më parë se dhe pak ditë do të qëndrojë i hapur, njofton IMK. 

Qenë disa punime të rastësishme në qytet që nxorën në dritë bazilikën e Elbasanit në vitin 2007. Më vonë aty u zbuluan edhe një mozaik floreal e disa skulptura të gdhendura në gur.

E shpallur monument kulture i kategorisë së parë, bazilika paleokristiane konsiderohet ndër më të rrallat në vendin tonë.

Rëndësia e bazilikës shumëfishohet edhe nga prania e Via Egnatia-s përbri. Aty janë zbuluara edhe kolona mermeri nga 4 metra që iu pikasin shekujve (V-VI) dhe gjenden më së shumti në qytete bregdetare. Ardhja e këtyre kolonave deri në Elbasan ia shton vlerat këtij monumenti, sipas arkeologëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test