Buxhovi: Kosova ka ditëlindjen më 7 Shtator

Kultura

Buxhovi: Kosova ka ditëlindjen më 7 Shtator

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:27
Buxhovi

Kosova ka ditëlindjen më 7 shtator 1990, ditën kur në Kaçanik u shpall Kushtetuta e Kosovës.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë i pavarur, pasi sipas tij kështu është më e shëndetshme për historinë. Njëherësh, ai falënderoi botuesit për bashkëpunimin, duke thënë se pa ta objektivisht nuk do të ishte aty ku është sot.

Buxhovi: Ditëlindja e Kosovës është më 7 shtator, politikanët për interesa të vet e kanë anuluar këtë fakt

“Shteti i Kosovës është shpallur më 7 shtator me Kushtetutën e Kaçanikut dhe me referendum. Ky është fakt historik dhe doktorantët këtë e kanë anuluar për arsye politike. Por shteti i Kosovës ditëlindjen e tij e ka më 7 Shtator. 2 Korriku e ka shkëputur prej Federatës Jugosllave, por këto fakte duhet të trajtohen historikisht dhe jo të interpretohen pavarësia dhe gjithë ai proces me gjoja me meritat e individëve, të cilët objektivisht Kosovën e kanë pru në gjendje jo të mirë sot e gjithë ditën”, tha ai.

Buxhovi pati një porosi për studentët, për të cilët tha se janë gjenerata e re që duhet ta marrë përgjegjësinë për fatin e vendit, për shtetndërtimit të vendit. 

Buxhovi: Të rinjtë duhet të marrin përgjegjësinë për vendin  i cili nuk po ecën mirë

“Studentët janë gjenerata e re që duhet ta marrin përgjegjësinë  për fatet e vendit, duhet të marrin përgjegjësinë në rrethana të vështirësuara të shtetndërtimit tonë, i cili në aspektin politik dhe shoqëror nuk po ecë në përputhje me synimet që duhet t’i kemi ne dhe veçmas ju”, tha Buxhovi.

Në emër të shtëpive botuese, redaktori i librit dhe shkrimtari  Nazmi Rrahmani tha se autori duke kaluar nëpër periudha përkatëse kombëtare, dhe duke analizuar të gjitha ngjarjet jep një pasqyrë të qartë për shumë momente të rëndësishme historike, me theks të veçantë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rrahmani: Pas pesë vëllimeve të para, vijnë edhe tre të fundit

“Pas 5 vëllimeve të para që përfshijnë antikën, mesjetën, Perandorinë Osmane dhe periudhën 45 dhe 45-1999, vijnë këto tri vëllime të reja që përfshijnë në librin e gjashtë ngjarjet e ndodhura në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni gjatë viteve 1991 dhe 99-2001. Dhe në librin e shtatë rreshtohen të gjitha ngjarjet më kryesore në Kosovë në periudhën 2002-2003. Në vëllimin e tetë janë përfshirë të gjitha dokumentet më të rëndësishme historike që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi”, u shpreh ai.

Ndërsa rektori i Kolegjit AAB, Lulëzim Tafa vlerësoi lart veprën "Kosova", ndërsa për autorin Jusuf Buxhovi, tha se është i veçantë si rezultat i opusit të tij të shumëllojshëm të krijimtarisë së tij intelektuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat