Atje ka fusha,
male e lumenjë.
Atje ka brigje,
ara e liqenjë.
Ka edhe varre,
Mure me gur.
Ka ende emra
Si ai Gurgur.
Qindra fshatra
U dogjën flakë,
Deri tash ende
S'u shërua ajo plagë.
Pa u shërue
Plaga e vjetër,
U hap përsëri
Edhe një tjetër.
Plaga e vjetër
Quhej Toplicë.
Kjo e reja
Mitrovicë.
Ejani,
Ta kujtojmë të vjetren,
Përndryshe,
Do ta përjetojmë të tretën.