Poezia e Budit në optikën studimore të Zeqirja Nezirit

Kultura

Poezia e Budit në optikën studimore të Zeqirja Nezirit

Nga: Isak Ahmeti Më: 7 tetor 2018 Në ora: 13:58
Poezia e Budit

Në dy dekadat e fundit janë botuar  tri  monografi të rëndësishme dhe me vlera për poezinë e Pjetër Budit:

1.Poezia e Budit , Eko Ritmo ,Shkup 1995, e Zeqirja Nezirit ,

2.Poetika e Budit , Albas ,2002 , e Behar Gjokës dhe

3.Pjetër Budi :poet dhe prozator,,Cosenza L.Pellegrini Editore,  2015,  e Anton Nikë Berishës. Secila nga këto monografi sjell shumëçka të re dhe me vlerë për ndriçimin më të thelluar të figurës së P.Budit , jo vetëm si poet por edhe si prozator.Në dritën e sotme janë ndriçuar vlerat e mirëfillta letrare-artistike të poezisë së Budit , kështu që ajo , në monografinë e Z.Nezirit, nuk është studiuar vetëm si artefakt gjuhësor a historik por para së gjithash si artefakt letrar.

Librin e tij në fjalë , studiuesi Z.Neziri e ka strukturuar në katër kapituj:

I.ATMOSFERA POETIKE

1.Kërkesat poetike

2.Koncepti i letërsisë kombëtare

3.Kategoria utilitare

4.Përpjekja për integrim letrar

5.Bashkëndijimi gjithë kombëtar letrar

6.Personaliteti i krijuesit

II.RRAFSHI TEMATIK 

1.Koncepti

2.Kohët rrëfimtare

3.Njësitë rrëfimtare

3.1 Ndeshkimi

3.2 Rrugëtimi në historinë njerëzore

3 3.Rrugëtimi i mëkatit

3.4.Rrugëtimi drejt hirit

3.5.Homo politicus

3.6.Homo nationis

4.Njësitë kompozicionale

5.Njësitë fabulative

6 Bota poetike

III.RAFSHI ZHANROR

1.Koncepti

2.Rrjedhat poetike

3.Koncepti i eposit të barokut

4.Koncepti i poemës së barokut

5.Shema unazore e rrëfimit

6.Pasuri e madhe zhanrore

IV. RRAFSHI FIGURATIV

Shkallët e shprehjes poetike

I.SHPREHJA POETIKE BAROKE

I.1.Komunikimi me Hyun

I.2 Errësira dhe nata-kërkesë poetike

I.3.Kuptimi i jetës

I.4.Alegoria dhe simboli-fuqia e mendjes

II.FIGURAT POETIKE

II.1.Figurat tingëllore

II.Figurat retorike

PASFJALË

BURIMI I LËNDËS

Duke u mbështetur në tri rrafshe të interpretimit, studiuesi konstaton me të drejtë se vjershërimi i P.Budit , për letërsinë shqiptare paraqet një thesar shumë të çmueshëm kombëtar, me të cilin ajo rreshtohet  krahas letërsive të tjera evropiane më të pasura, është poezi që imponohet me cilësinë e vet. Autorin e këtij vjershërimi, studiuesi në fjalë, Z.Neziri , me të drejtë e ka radhitur pranë përfaqësuesve më të mëdhenj të letërsive evropiane, atë e nxjerr dhe konsideron përfaqësuesin e denjë dhe letrarisht më të plotë të barokut religjioz shqiptar.

Ky studim, me analizën e vjerësherimit të Budit në rrafshin tematik, duke i veçuar elementet përbërëse: kohët e rrëfimit , njësitë rrëfimore, njësitë kompozicionale, mandej njësitë fabulative dhe mënyrën e konceptimit të botës poetike, argumenton bindjen se  P.Budi , në vjershërimin e tij, i ka zbatuar kërkesat poetike të kohës(fq.226).Duke ia nënshtruar vjershërimin e Budit kërkesave teorike e metodologjike, kur është krijuar ajo, autori nxjerr përfundimin se ajo përmbush kërkesat e letërsisë të barokut evropiano-veriperëndimor  dhe se ajo është në rrjedhë edhe të kërkesave  teorike-letrare e tipologjike  të letërsive evropiano-jugperëndimore, në të cilat përpunoheshin tema kryesisht të Besëlidhjes  së Re.Prandaj  Budi , sipas  studiuesit në fjalë , është përfaqësuesi i dy kërkesave teorike-letrare e tipologjike, të cilat atëherë mbizotëronin në kontinentin evropian(fq.227).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat