Fituesja e ‘Bake Off’ bën një postim prekës për ankthin - Bota Sot
Fituesja e ‘Bake Off’ bën një postim prekës për ankthin

Kultura

E shtunë, 20 tetor 2018

Fituesja e ‘Bake Off’ bën një postim prekës për ankthin

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 19:41
Nadiya Hussain

Fituesja e ‘Bake Off’, Nadiya Hussain ka bërë një shkrim të sinqertë në lidhje me shëndetin e saj mendor, pas disa ditësh të këqija.

Hussain e cila ka qenë e hapur për betejat e saj me ankthin në të kaluarën, foli për gëzimin që tre fëmijët e saj i japin dhe si e ndihmojnë atë.

‘Unë kam pasur ditë të këqija’, shkroi ajo nën një foto të dy djemve dhe vajzës së saj.

‘Dua shumë ta shpjegoi ndjenjën e të qenit në një vrimë të zezë, por nuk po mundem. Ngrihem nga shtrati sepse duhet, sepse ata kanë nevojë për mua’.

‘Gjëja më e trishtuar është se njerëzit që më japin dritë në jetën time, madje edhe më buzëqeshin, nuk mund ta rregullojnë këtë. Kështu që unë shtyj veten për të parë ata dashurinë që ua jap dhe ma japin’.

‘Unë nuk e shoh gjithmonë, nuk mund ta gjej ndonjëherë, por kur të tre bashkohen me mua, ata më japin dritë kur është errësirë’, vazhdoi ajo.

‘Por, unë do të vazhdoj derisa ta ndjej diellin në fytyrën time’.

Nadiya u hap për betejën me ankthin gjatë verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test