Dramaturgu dhe regjisori i njohur Visar Krusha, është zgjedhur sot Drejtor i ri i Teatrit ”Dodona”.
Përveç Visar Krushës, në garë për këtë pozitë ishin edhe Kastriot Saqipi, Esat Brajshori, Shkurte Aliu, Mehmed Xhemajli, Faik Gashi dhe Ben Apolloni, transmeton Klan Kosova.
Këshilli Drejtues i Teatrit ”Dodona”, përbëhet nga dramaturgia Doruntina Basha, aktori Enver Petrovci, dramaturgia Hana Qena, dramaturgu Kushtrim Koliqi, si dhe përfaqësuesi i komunës së Prishtinës, Bekim Sele.