I dashur poet Fatos Arapi, ti ishe ai që "deshe dashurinë dhe përtej vdekjes"

Kultura

I dashur poet Fatos Arapi, ti ishe ai që "deshe dashurinë dhe përtej vdekjes"

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 tetor 2018 Në ora: 06:17
Sulejman Mehazi

I dashur poet Fatos Arapi, sa komente të zëshme të njëpasnjëshme e ngushëlluese lexojmë gjatë tërë ditës së sotme me rastin  vdekjes suaj, në vend që sot, të lexojmë poezitë tuaja, ne mbajmë zi vdekjen tuaj, sa lehtë na vjen të ngushëllohemi e sa rëndë na vjen të lexojmë poezitë tuaja!? Më lehtë na vjen të vajtojmë trupin tuaj të dukshëm sesa  te gëzohemi me shpirtin tuaj artistik të padukshëm!
E ne këtu ngushëllohemi për vdekjen tuaj, ju "s'ia falët dot vetes", pse për së gjalli" "s'ke dashur pak më shumë...", ju "p?rtej vdekjes, pëtej  kësaj "botës" njerëzore" dashuroni"  dhe më shumë;  ne për së gjalli, vallë, a dashurojmë më shumë sesa Fatos Arapi ynë i vdekur?

Fatos Arapi

"Si s'të desha pak më shumë
Unë e desha përtej vdekjes, 
Ashtu dashurova unë 
Edhe prap s'ia fal dot vetes: 
S'i s'e desha pak më shumë... 
Pak më shumë ku shpirti thyhet, 
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak... 
Të gënjejmë mallin që s'shuhet, 
Kujtimin të gënjejmë pak. 
Përtej vdekjes, përtej botëve, 
Atje ku nis "ca pak" tjetër,- 
Asaj që më rri mes Zotave: 
"Si s'të desha pak më tepër...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat