Ikja e Mitrush Kutelit dhe ikja e Fatos Arapit - Bota Sot
Ikja e Mitrush Kutelit dhe ikja e Fatos Arapit

Kultura

Ikja e Mitrush Kutelit dhe ikja e Fatos Arapit

Nga: Gëzim Llojdia Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:10
Artikulli

1.

Ikja në qiell e  poetit Fatos Arapi është dhimbja e madhe për një komb.Ikja e një njeriu që ka punuar për letrat shqipe, është dhimbje e madhe për letrat shqipe.Dje iku nga toka jonë, për tu bërë i qiellit një poet.Ikja  e poeti  ishte si në vargjet e Lasgushit të madh…Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor duke ikur që me natë...

Fatos Arapi solli në letërsi me këtë poezi vlerat e spikatura të letërsisë  ,poezi e cila pati jehonë dhe  u bë e dashur edhe sot e kësaj dite.

Fatos Arapi ishte nga Zvërenci sipas një shkrimtari familja e tij ka administruar edhe manastirin e Shën mërisë,Fjetja e Hylindës në Zvërnec deri në kohën kur ai kyci dyert. Lidhja mes një poeti dhe frymës hyjnore  është e njohur ,madje poezisë i thonë se është bijë e parë e bukurisë hyjnore. Nga thellësia hyjnore poeti i lindur në këto brigje buze lagunës dhe detit,aromës së Mesdheut dhe historisë me Triportin e famshëm dhe një manastir të kahershëm, vendosur në lagunën e Nartës , që i përket shek.XIV përbën fatbardhësi. I kësaj balte dhe i këtij frymëzimi ishte edhe Fatos Arapi. Një grup shkrimtarësh para do kohësh i recitoi në Vlorë veprat e tij,kryesisht poezinë  bukur dhe vizitoi edhe fshatin e tij. A  nuk është koha, që bashkia e Vlorës të vendosi në  kodër aty ku do të bëhet një fushë sheh  sipas modelit të ri të 100 fshatrave bustin  e poetit Fatos Arapi. Nëse e keni dëgjuar Drashovicën për betejat e famshme atë e bëri të pavdekshme  edhe poezia e Fatos Arapit,:” Drashovicë”, botuar së pari në vëllimin poetik:”Shtigje poetike”  ,botuar në vitin 1962 .Ata, që nuk e kanë parë Drashovicën ,pikërisht e kanë njohur nga vargjet e F.Arapit. Duhen lëvduar TV shqiptare,që e përcollën lajmin duke diktuar lajmet qysh në mëngjes me titra dhe zë. Sa për gazetat shqiptare kuptim kishte fotua  madhe e një mashtruesi përkarshi fotos së vogël të një poeti.

2.

Ikja e Mitrush Kuteli.

Gazeta letrare e kohës :”Drita” ,1967  e paraqet ikjen e shkrimtarit të madh Mitrush Kutelit vetëm në një cep në një qoshe të kolonës me foto dhe 19 rreshta të shkruar  nga Lidhja e Shkrimtarëve.” Më 4 maj thuhet në këtë njoftim, vdiq në Tiranë pas një sëmundje të gjatë në moshën 60 vjeç,shkrimtari Dhimitër Pasko(Mitrush Kuteli. Dhimitër Pasko me talentin  dhe aftësitë e tij si shkrimtar dhe përkthyes kontribuoi në prozën shqipe dhe në përkthimin e disa veprave të rëndësishme botërore  dhe veprave të realizmit socialist. Shumë shkrime të tij pra çlirimit dhe ato që krijoi pas çlirimit përshkohen nga fryma popullore nga dashuria për fjalën shqipe dhe për vendin. Me përkthime ai ndihmoi në lëvrimin e gjuhës letrare dhe në pasurimin  e kulturës sonë. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe afërmve për humbjen e parakohshme”.

3.

Përse kaq pak fjalë, për ata që shkruan dhe kontribuuan a,q shumë për letrat shqipe?Në dy regjime të ndryshme. Përse regjimtarët kanë frikë nga fjala?Dhe përse gazetat shqiptare ( përjashto shqiptarja  ),në kohë demokracie i fshehin shkrimet e tyre për këta kolos, diku ndër faqet fundit ?No coment.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test