Iku nga kjo botë edhe një nga kolosët e fundit të arsimit shqiptar, të tetëvjeçares së Gucisë

Kultura

Iku nga kjo botë edhe një nga kolosët e fundit të arsimit shqiptar, të tetëvjeçares së Gucisë

Nga: Ukë Gjonbalaj Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Arsimi tek shqiptaret historikishte isht nje nga piksynimet kryesore te jetes, kudo qe ata jetuan ne shtetin ame apo jashte tije u perpoqen me shume sakrifica qe te formojne shkolla ne gjuhen shqipe , veshtiresite ishin te medha e posacerishtene krahina te vogla sic ishte : Plave Gucia,ku  me 1956 ne ter Republiken e Malit te Zi u arrite qe kjo shkolla shqipe te mbyllet, ne perjashtime te nje shkolle fillore ne Vuthaj qe duke ju faliminderuar Vuthjanve te guximshem dhe mesueseve te saj qe mbrojten shkollen e tyre pa u mbyllur krahas presionit te ashper te pushtetit te athershem.

Nga shkolla shqipe ne Guci ate kohe iken shume te rinje ne shtetin ame per ta vazhduar arsimimin ne gjuhen shqipe, dhe per mos tu kthyer me ne Vendlindjen e vet.
Ata pake qe mbeten ben sakrifica per tu shkolluar ne Kosove dhe per tu kthyer si pedagog ne shkollen e tyre.

Nje nga ta ishte edhe pedagogu tanime i ndjer: Hysen Novaj.

I lindur ne Arzhanice(Rrzhanice) nje nga fshatrat me te larte te Komunes se Plaves.

Me 1943 kur hyne Partizanet Yugoslave e dhezen ter fshatin duke e detyruar popullaten shqipetare te shperngulet me dhune e tera nga aty.Familja e Hysenit iku permes Hotit dhe doli ne Decan, qendroj atje per dy muaj ne shtepine e Cule Dakes, dhe nga atje kaluane ne afersi te Pejes ne Lubeniqe ku qendruan deri ne perfundime te luftes.Aty ju vdiqe edhe babai ne moshe e re, dhe Hyseni  ne moshen 9-10 vjecare me 4 vllezerit mbeten jetime,  u kthyen ne Martinaj te jetojne ne pronen e nje shqiptari te ikur ne Shqiperi.

Aty jetuan per 15 vite dhe nga aty deshen te kthehen ne Vendlindje por daja:Riz Muji Brucaj, nje ishe invalide lufte nuk i lejoje te kthehen sepse malaziasit thuajse i kishin okupuar shumicen e tokave te shqiptarve.

Ne kte vendime kishte pasur efekt edhe fakti se fshati me i aferm shqiptare, Nokshiqi legjendare; popullata shqiptare vendosi qe me 1956 ne menyr kolektive te shperngulet ne rrethin te Pejes (Nabergjane) ne Kosove.Ky akte e dobesoje shume ceshtjen shqiptare ne Plave Guci e me te edhe mbyllja e shkolles shqipe e cekur me larte.
Hyseni shkollen fillore e kishte mbaruar me 1954, duke vazhduar shkollen Normale ne Prizrn ku diplomoje me 1959 kurse me 1963 diplomone Matematiken ne shkollen e larte Pedagogjike.

Ne fillime te vitit shkollore 1959/60 kur ishte rihapur edhe shkolla shqipe ne Mal te Zi, pasiqe me vdekjen e Rankoviqit ne ishe Yugosllavi ceshtja shqipetare filloje te permiresohet, qe pati efekt pozitive edhe ne shkollen shqipe.
Prof, Hyseni do punoje ne kte shkolle Tetvjecare te Gucise per 40 vite, gjer ne vitin 2000 kur dhe u pensionua.
Vdiqe me 24 Shtatore,2018 ne Guci duke len edhe djalin:Farukun, ne rrugen e tije si profesor te Matematikes ne paralelet shqipe te Tetvjecares se Gucise dhe Gjimnazit te Plaves,

Por kushe ishte Hysen Novaj per shume gjenerata (40 vite), pune e palodhur dhe me pasione te papare per ti avancuar nxensit e vet drejt edukimit dhe prosperitetit te tyre per nje jete me te mirene te ardhmen.

Ne fakte ne jete njeriu ka shume pedagoge por jo te gjithe te mbesin ne kujtese , pos atyre qe jane te vecante.I tille ishte arsimtari Hysen, ne fakte ai nuk na mesoje fjalet:Nene, Atedhe, Vendlindje, por nje shkence ekzakte-Matematiken  qe shume femije nuk e kane perqefi, dhe ate ne nje krahine te vogel si Plave _Gucia ku cdonjeni nifte tjetrin, ajo qe dallohej tek ai ishte puna e palodhur dhe trajtimi i njejte i cdo femije ;kurre nuk pyeste i kuji apo e kuja je sic benin te tjeret, dhe me nje discipline pakez edhe nga natyra komplekse e lendes qe shume ne nuk na pelqehej ather.

Por rezultati shifej nga shume ne qe Iknim ne Kosove ne te Mesmen, dalloheshim me zotesine e kesaj shkence komplekse.Do me kujtohet ne Gjinazin e Prishtines kisha 5 moshatare ne klase nga tetvjecarja e Gucise dhe profesori i Matematikes na pyeti :''kushe ju ka dhen lenden e Matematikes''.

Kure vizitoja Vendlindjen , Veres e takoja ne Guci ku jetote dhe me knaqesi pranonte ftesen per te pire kafe, edhe bisedonim gjate per plagen e Mergimit dhe braktisjen e Plave Gucise nga rinia, por kuptonte edhe arsyen e kushteve dhe pamundesine e punsimit ne Plave-Guci, ku shteti nuk ben asgje per punesimin e tyre.
Ishte nje njeri i karakterit dhe moralit te larte qe as pushteti as koha nuk lekunden por jetoje,me nder gjer ne vdekje per tja pasur lakmi dhe nder jo vetem  Familjaret por rdhe ne shume gjenerata te tija qe do e kujtojme me shume respekte.

Dhimbja ishte e madhe per ish nxensit e tije dhe do i rreshtoje ca nga mediat elektronike qe posa moren lajmin e vdekjes se arsimtarit te tyre u shprehensi vijone:

Azem Gjonbalaj(Norvegji), me dhimbje morem lajmin se u largue nga neArsimtari i pashoqe i Matematikes......

Adem Haxhaj(New York),Ngushellime Familjes, miqve dhe gjithe atyre qe edukoi dhe formoi ky arkitekt njerzish.

Lindita Gjonbalaj(Londer),..i dashtun prof Hysen ishe dhe do mbetesh i vlersuar per punen qe bere...do kujtohesh si nje edukator dhe njeri i mire qe ishe.

Skender Thaci(pronar Hotel Magra Boge, Rugove),Isha nxens i tije,do ngelet per jete ne mendimet e mija si njeri i madhe .
Agim Celaj(Belgjike),Ngushellime per vdekjen e arsimtarit tone te Respektuar, gjithmone do jete ne kujtimet tona.

Prof, dr.Muje Gjonbalaj(prof ne Univeristetin e Prishtines), Ngushellime .... per humbjen e arsimtarit te shkelqyerqe per shume breza nxensish, shperndau rreze dije e atdhedashurie .Ju faliminderit per te gjitha, Arsimtar Hysen Novaj.

Miftare Gjonbalaj(Durres), Ne perjetesi kujtimi per te......

Sadik Selimaj(New York), Ne kemi kujtime te paharruara per pedagogun tone te mirnjohur.

Prof.Shefika Gjoni(Ulqine),sa eshte kontributi i nje mesimedhensi si ky po aqe e madhe eshte edhe humbja me ikjen e tije nga kjo bote.Le ti kujtojme e ti perjetsojme punen e arsimtarit tuaj dhe te gjithe atyre qe kontribuan ne edukimin e shume brezave.....

-Vasel Qosaj(New York), Ngushellime per arsimtarin, i perjetshem kujtimi per te.

-Hysni Prelvukaj(biznismen , Ejona Pej),ishte pedagoge i cili me pune dhe perkushtim la breza e breza pas vehtes te cilet kane arritur suksese ne te gjitha sferat e jetes.Hysen Novaj te kujtojme me Respekte.

Dhe se fundi po citoje ca rreshta nga :Libri amze i zyrtarve te shkolles Tetvjeare:''Xhaferr Nikoceviq'', Guci.

Ne radhen e mesimdheneesve  te vyeshem te Shkolles Tetvjecare"Xhafer Nikoceviq'' ne Guci pa medyshje ben pjese Hysen Novaji cili besnikerishtei sherbeu popullit te vet ne territorin e Gucise.Ai ter karrieren e arsimtarit ia fali edukimit dhe arsimit te brezit te ri plote 40 vjet. Ai lindi ne Arzhanice , ky fshate i njohur per bijte dhe bijat qe ia dha popullit shqiptare,  per veprat fisnike qe beri per ruajtjen e teresise territoriale te popullit te vet.

Hyseni i takon gjenerates se dyte te semimaturanteve me mesim ne gjuhen shqipe ne Shkollen Tetvjecare ne Guci.

Ne fillim te vitit shkollore 1959/60 fillone te jape mesime ne Tetvjecaren e Gucise.Mesuesi i ri entuziast punonte me vullnet te madhe per te perhapur rrezet e arsimit ne territorin e Gucise.Kohen e lire e shfrytezontr per te fisnikeruare dhe perparuar veten dhe kombin.Punonte  ne menyre permanente ne ngritjen e kultures se pergjithshme dhe profesionale........ishte i perpiket ne procesin mesimore.Oret mesimore i organizonte per mrekulli.Cdo vite nxensit e tije formonin grupin e matematikanetve te rinj.Gjate formimit te ketyre  grupeve mesimedhenesi respektonte prirjet,deshirat dhe interesat e nxensve.Ne pyetjen tone:” gjate  punes mesimore cka te ka gezuar me se tepermi'', Hyseni pergjigjet:''Kure nxenesit e mi kishin sukses dhe kure  me interesim e perciellnin lenden time te matematikes.Pensionohet ne vitin 2000.

Respekt per kontributin qe dha per edukimin e arsimimin e brezit te ri.(fund-cituar nga libri amze i Zyrtarve te shkollles Tetvjecare''XH. Nikoceviq'', Guci.
Personalisht spreh keqardhje qe per pakez dite nga ikja e tije nga kjo Bote ika nga Vendlindja dhe nuk isha i pranishem qe arsimtarit time ti hudhja nje grushte dhe.

Ne emer te shume  nxensve te tije.

Respekt dhe i qofte dheu i lehte.

Staten Island , New York
Tetore.11.2018 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat