Xhemaledin Salihu, zgjidhet kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore - Bota Sot
Xhemaledin Salihu, zgjidhet kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore

Kultura

E hënë, 19 nëntor 2018

Xhemaledin Salihu, zgjidhet kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore

Nga: Prof. Xhemaledin Salihu Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:11
Kuvendi zgjedhor i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore

Kuvendin zgjedhor të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e hapi Xhemaledin Salihu, kryetar dhe kërkoi një minutë heshtje, në nderim të Prof. Zeqirja Fazliut,të ndjerë, ish kryetar i Kuvendit të kësaj shoqate.

Pastaj propozoi Kryesinë e punës së Kuvendit zgjedhor në përbërje të: Xhemaledin Salihut, Hysamedin Ahmedit dhe Demush Berishës.

Për të vazhduar punimet e Kuvendit zgjedhor, Xhemaledin Salihu propozoi Hysamedin Ahmedin, për kryetar të Kuvendit të ardhshmën, me mandate katërvjeçarë.

Kuvendi votoi dhe me vota unanime delegatëve të Kuvendit, Hysamedin Ahmedi u zgjodh kryetar Kuvendi.

Kryetari i Kuvenditi përshëndeti delegatët për besimin e dhënë dhe propozoi rendin e ditës, i cili u aprovua njëzërit nga delegatët e Kuvendit zgjedhor:

1.Zgjedhja e Kryesisë së Punës së Kuvendit zgjedhor

2.Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të SHTKK-së

a/Fjala përshëndetëse e kryetarit të Kuvendit

3.Fjala raportuese e kryetarit të SHTKK-së, për punën katërvjecare, periudhën 2015-2018, të SHTKK-së.

4.Shqyrtime dhe aprovime të ndryshimeve statutare:

a/Në Statut, në secilin nen, aline ku shkruan Shoqatë të zëvendësohet me Qendër e Trashëgimisë, por në konsultim me Agjensionin e Regjistrave Ekonomike në Beograd,

b/Neni 11, alineja 2: Këshilli drejtues numron 11 anëtarë, të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi i SHTKK-së

5.Zgjedhja e Këshillit Drejtues të SHTKK-së

a/Zgjedhja e kryetarit të Shoqatës për Trashëgimi, 2 nënkryetarëve dhe sekretarit të Shoqatës

b/Fjala përshëndetëse e kryetarit të posazgjedhur të Shoqatës

6.Zgjedhja e Këshillit mbikëqyrës I SHTKKK

7.Eventuale

Delegatët e Kuvendit aprovuan ndryshimet statutare, të propozuara nga Xhemaledin Salihu, kryetar dhe e obliguan kryetarin e Kuvendit dhe të Shoqatës që të kujdesen për këto ndryshime që të zënë vend në Statutin e Shoqatës si dhe ndryshimet lidhur me emërtimin e Shoqatës në Qendër e Trashëgimisë, në konsultim më Agjensionin e regjistrave Ekonomikë në Beograd.

Poashtu me diskutimet e shumta dhe propozimeve të delegatëve në Kuvend u pasurua fjala hyrëse e kryetarit dhe detyrat e obligimet e ardhshme të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore.

Kryetari i Kuvendit propozoi Xhemaledin Salihun, për kryetar të SHTKK-së, Nehat Ramizin nga Bujanoci dhe Rrahman Hysenin nga Medvegja, për nënkryetarë të Shoqatës për Trashëgimi, ndërsa Mustafë Ahmedin,për sekretar të SHTKK-së.

Anëtarë të tjerë të Këshillit Drejtues u propozuan: Shqiprim Fejzullahu, Ali Sinani, Naser Duraku, Avni Shaqiri, Sevdail Hyseni, Selver Limani dhe Rexhep Abazi.

Në votim, delegatët e Kuvendit zgjodhën njëzërit, pa asnjë votë kundër dhe abstenim, kryetarin,nënkryetarët, sekretarin dhe anëtarët e propozuar për Këshillin drejtues të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore.

Kryetari propozoi anëtarët dhe e aprovuan këtë propozim delegatët e Kuvendit, Këshillin Mbikëqyrës në përbërje të: Ramadan Ramadani, Qemal Haliti dhe Limon Kadriu.

Në fjalën përmbyllëse të kryetarit të posa zgjedhur Xhemaledin Salihut u tha se falenderon delegatët për besimin e dhënë, se nap resin detyra dhe obligime, me të cilat arsyetojmë zgjedhjen tonë dhe propozoi dhe njëzërit u aprovua që anëtari i deritanishëm Demush Berisha të jetë anëtar nderi i Shoqatës, të nderohet me mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë tetëvjeçar si dhe është i barabartë në punën dhe veprimtarinë e Këshillit drejtues, përshkak se gjatë kësaj kohe shprehu vetëm pozitivitet në aktivitetet e tija, por përshak të moshës u lirua nga anëtari në Këshillin drejtues të Shoqatës.

RAPORT PUNE PËR PERIUDHËN 2015-2018 E SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë u themelua me 16.10.2010 dhe qëllimi themelor i saj është hulumtimi, gjurmimi, evidentimi, regjistrimi, ruajtja dhe mbrojta e Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore, zhvillimi dhe kultivimi i krijimtarise kulturore dhe mbrojtja e ruajtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa misioni i saj është mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë dhe kultivimi i kulturës shqiptare. 
Në periudhën 2015-2018, Shoqata për Trashëgimi pati veprimtari dhe aktivitete të shumta.

Pra, SHTKK organizoi 4 Konferenca shkencore:

1.SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE VISEVE TË TJERA ETNIKENË ISH-JUGOSLLAVI, NË MBARIM TË LDB

2.Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, siguria dhe marrëdhëniet shqiptare-serbe, më 1 korrik 2017

3. MË 7 NËNTOR 2017, SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTRORE E LUGINËS SË PRESHEVËS NË MEDVEGJË, ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË AKADEMIK IDRIZ AJETI ORGANIZOI KONFERENCË SHKENCORE PËR JETËN DHE VEPRIMTARINË E ALBANOLOGUT IDRIZ AJETI. 

4.Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare, më 6 e 7 korrik 2018

Botoi 4 libra shkencore:

1. Presheva, Bujanoci, Medvegja, dje, sot dhe nesër, Prishtinë, Instituti Albanologjik, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, 2015

2. Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, Gjilan, Kurora, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, 2016

3.RAINCA-VENDBANIM I VJETËR DARDAN SHQIPTAR NË RAJONIN E PRESHEVËS/ në autorsi të Xhemaledin Salihut, kryetar i SHTKK/, Gjilan, Kurora, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, 2015

4. Në nëntor të vitit 2017 doli nga botimi libri i autorit Xhemaledin Salihu:Presheva-pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj /Monografi/

Në Gjilan, më 7 maj 2015, në sallën e Universitetit “Kadri Zeka” u promovua libri : “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja-dje, sot dhe nesër” në botim të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës.Më vitin 2015, poashtu organizuam promovimin e librit: Rainca, vendbnim i vjetër dardan shqiptar në rajonin e Preshevës.Promovimi i librit: “Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB” , më 20 mars 2017, në Bujanoc.

POASHTU, MË 27 GUSHT 2017, SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS MORI PJESË NË MANIFESTIMIN MBARËKOMBËTAR FESTËN E PLISIT TË BARDHË, TË CILIN E ORGANIZOI SHOQATA “BYTYÇI NGA TIRANA.

Më 12 prill, SHTKK organizon debat, në temën:Diversiteti feta dhe ndikimi I kulturave të huaja ndër Shqiptarë, me ligjërues Prof.dr. nebi Islami.

Më 19 prill 2018, SHTKK organizon debat:Faktorët e zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës, në bashkëpunim me Agjensionin për Zhvillim në Preshevë.

Më 5 maj 2018, SHTKK organizon promovimin e librit, të autorit Xhemaledin Salihu:Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj.

Më 2 qershor 2018, ne organizim te Shoqates per Trashegimi dhe Krijimtari Kulturore dhe OJQ Kerko te drejten Tende u mbajt Debati, me temen: Roli dhe rendesia e shoqerise civile ne komunen e Presheves, ku moren pjese shume OJQ te komunes se Presheves.

Më 6 e 7 korrik, SHTKK organizon konferencën shkencore: Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e LP dhe viseve të tjera shqiptare.

Më 26 gusht 2018, SHTKK merr pjesë në Festën e Plisit të Bardhë në Tiranë, me një program të Këngëve dhe Valleve burimore të Luginës së Preshevës.

Më 29 shtator 2018, me rastin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, në Bujanoc, SHTKK organizon Ekspozitë arti dhe fotove të trashëgimisë kulturore dhe një program kulturor artistik.

Detyrat e ardhshme të SHTKK-së

-konsolidimi i Shoqatës dhe Këshillit Drejtues me kuadro të reja, sidomos ekspertë të lëmive përkatëse:arkeologë, arkitektë,historinë, e tjerë dhe lirimin e disa kuadrove qe kane dhene kontribut shume per SHTKK e qe tashti jane ne moshe ose qe jane te sterngarkuar me detyra ne pune dhe veprimtari te tjera.

-sigurimi i një lokali për Shoqatën, për të ndërmarrë dhe për të kryer detyrat e parashtruaradhe veprimtarinë e saj,

-bashkëpunimi me simotrat, Shoqatat të njëjta, rasti I Muzeut të Kosovës,

-angazhimi i Shoqatës për themelimin e një Muzeu dhe Arkivi në Preshevë dhe Bujanoc, 

-botimi i librave me kumtesat e dalura nga mbajtja e Konferencave shkencore:

-organizimi i Konferences shkencore, për çdo vjet: 

-mbledhja e materialeve dhe botimi i librit:” Këngë dhe valle të Luginës së Preshevës” me nota,

-ngritja e Shoqatës në nivel të Qendrës apo Institutit për Trashëgimin dhe Kulturën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës me seli në Preshevë,

-realizimin e projekteve lidhur me organizimin e tribunave shkencore, tryezave, debateve, lidhur me 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut,për sivjet: 

-takimeve të shoqatave, akademive solemne e përkujtimore, promovimeve të librave e të tjerë. 

-hartimi i Listës së vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë që do të kërkohet të hyjnë nën mbrojtjen e shtetit-Entit për mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish,

-hartimi i Listës së vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë që do të kërkohet nga Kuvendi Komunal i Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës të marrin tretmanin e të mirave kulturore komunale dhe të marrin mbrojtjen e komunës,

-regjistrimi digjital me datobazë i vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë, të komunës së Medvegjës,

-përpilimi i Hartës topografike të vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë,

-vuarja e TABELAVE me vërejtje se janë vende, objekte dhe të mira të Trashëgimisë, sëbashku me Drejtoratet për Urbanizëm dhe ate të Inspektorateve komunale.

-Seminare, simpoziume, përvjetorë, Tribuna të ndryshme, promovime e forma të tjera veprimtarie dhe

-debate mbi arsimin, kulturën dhe informimin në Luginë të Preshevës,

-organizimi i Ekspozitave individuale e kolektive të artit,e tjerë,

-organizimi I programeve kulturore artistike me rastin e Ditës ndërkombëtare të Trashëgimisë kulturore dhe asaj kombetare , jubileve e të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test