Festivali ndërkombëtar tetror "Skampa 2018"

Kultura

Festivali ndërkombëtar tetror "Skampa 2018"

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:58
Skampa

Vjeshta rikthen në ElbasanFestivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor "Skampa 2018", i cilido të ngrejë siparin mbrëmjen e së mërkurës, në teatrin e këtij qyteti. I kthyer tashmë në në një traditëtë konsoliduar për teatrin "Skampa", ky evenimentshënon këtë vit edicionin e 20-të tij, që do të mbahet nga data 17– 22 Tetor.

Njëmbëdhjetë trupa teatrore, pesë nga Shqipëria dhe gjashtënga vende të ndryshme përtej kufijve, mes të cilave, trupa të ardhura nga Italia, Rumania, Greqia, Maqedonia, Kosova etj., janë përzgjedhur (mes rreth 100 aplikimeve të ofruara) të ngjiten në skenën e teatrit elbasanas gjatë këtij edicioni.

Nën drejtimin artistik të regjisorit të njohur Adonis Filipi, ky aktivitet organizohet nga Asociacioni i Teatrit Bashkëkohor Shqiptar ATK, në bashkëpunim me“Creative Europe” dhe Teatrin "Skampa", si dhe mbështetjen e Bashkisë Elbasan dhe Ministrisë së Kulturës.

Profili artistik i festivalit "Skampa" është eksplorimi i gjuhës së kultivuar skenike e teatrore, përmes arritjeve bashkëkohore të komunikimit artistik, alternativës dhe eksperimentit skenik e teatror. Çdo edicion ka sloganin e tij brenda këtij profili artistik, duke shënuar një sfidë artistike dhe menaxheriale të vazhdimësisë së tij, përmes ballafaqimit të ideve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Edicioni XX vjen nën sloganin “Atlas i tranzicionit”, koncepti i të cilit, sipas drejtorit artistik Filipi, është nën kontekstin e një projekti evropian me të njëjtin titull, të fokusuar në temën e ndjeshme të emigracionit. Synimi i këtij edicioni është krijimi i një klime të shëndetshme, për t'u takuar me artin teatror, në dobi të shtrirjes dhe zgjerimit të audiencave në ato zona që janë jashtë qendrave ku mbahet art e kulturë, përmes qarkullimit të alternativave teatrore me profil multidisiplinor, me qasje të diversitetit kulturor të përcjella nga artistë dhe individë, që vijnë nga komunitete të përziera. Në këtë edicion është mundësuar që një pjesë e produksioneve, veç performimit në skenën e "Skampës"  të shfaqen edhe në hapësirat e tjera të qarkut të Elbasanit.

Në ditët në vijim do të realizohen rreth 15 performanca si dhe workshop-e të ndryshme, me një shtrirje, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera, si në Cërrik, Librazhd dhe Gramsh.

Nata e parë e "Skampa '18" do të çelet nga trupa e teatrit mikpritës të këtij evenimenti, ajo e Elbasanit, me komedinë e titulluar "Volpone".Kjo vepër e dramaturgut anglezBen Jonson vjen në skenë, nën regjinë e Adonis Filipit dhe interpretimin e aktorëve: Helidon Fino, Ligoraq Riza, Muharrem Hoxha, Ilirda Bejleri, Mario Elezi, Xhuliano Brisku, Antoneta Doka, Dhimitër Topuzi, Artan Skënderasi dhe Elona Mamo.

“Volpone” është loja më e mprehtë dhe komike, në lidhje me paratë dhe moralin në shekullin e shtatëmbëdhjetë, një lojë që mbetet çuditërisht aktuale edhe katër shekuj më vonë. Komedia përshkruan egoizmin e fshehur nën fjalimet moralizuese, epshin dhe ndjesinë e pronësisë, të maskuar në formën e dashurisë dhe martesës, si dhe cinizmin që shitet si drejtësi e mirëfilltë.  Snobizmi, lakmia, kopracia, parazitizmi dhe lufta e përhershme mes klasave të ndryshme shoqërore janë disa nga temat që rrotullohen në vorbullën e kësaj vepre.

Mbi Festivalin "Skampa"

Festivali i parë Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor "Skampa" hapi siparin në vitin 1999 në  Elbasan, me sloganin "Format e reja", në koherencë me zhvillimet integruese evropiane, si i pari festival ndërkombëtar teatror, që i çeli rrugën edhe festivaleve të tjera në Shqipëri.

Ky eveniment, tashmë ka siguruar një traditë të spikatur, me biografinë dhe vokacionin artistik të tij, duke kontribuar mjaft në promovimin e artit shqiptar jashtë vendit, me pjesëmarrjen e një sërë trupash e kompanish në mjaft festivale ndërkombëtare si Itali, Rumani, Rusi, Greqi, Turqi, Belgjikë, etj., si dhe përfshirje në projekte të përbashkëta, work-shop-e dhe seminare të ndryshme.

Festivali "Skampa" është kompeticioni më i madh teatror që zhvillohet në vendin tonë, me pjesëmarrjen e mbi dhjetë trupave në çdo edicion, duke arshivuar mbi 230 shfaqje botërore, rreth3000 artistë shqiptarë e të huaj dhe mbi 90 000 spektatorë, jo vetem nga rajoni, Evropa, por dhe nga Amerika, Argjentina, Kina, Kili, etj. Nga ana tjetër ai mund të cilësohet edhe si një "Festival Laborator", pasi aty përfshihet edhe organizimi i veprimtarive ku shpalosen metodat bashkëkohore skenike, në fushën e eksplorimit artistik e menaxherial, përmes seminareve dhe workshope-ve me specialistë nga Amerika, Gjermania, Italia, Bullgaria, etj.

Në këtë mënyrë, ky festival është bërë pjesë e trashëgimisë më të re të teatrit shqiptar, ndër më të spikaturit në rajon në shërbim të zhvillimeve bashkëkohore të teatrit, një platformë tërheqëse e edukimit përmes artit.

Festivali "Skampa" ka faqen e vet: www.skampafestival.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat