Në këtë qytet “burrat” shiten me thasë

Kultura

Në këtë qytet “burrat” shiten me thasë

Nga: Kalosh Çeliku Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:18
Kalosh Çeliku

Mike, Ti jeton pa burrë. Grua besnike

Në një Qytet, ku burra ka me thasë.

E shiten shumë lirë në “Bit - Pazar”.

Mike, Ti jeton ende pa burrë. Një Grua

Në një Qytet ku burrat shiten me thasë...

(Bythëtrokitja)

Sipas motiveve të një anekdote

popullore shqiptare.

Një grua, aq shumë e donte burrin

Saqë, të parën dhe dytën fjalë kishte”:

Ah, bre burrë, ta dish sa fortë të dua

Nateditë rri e lutem për ty nën ftua!

Burrëziu, dihet siç ishte i “pabesë”

Vendosi ta provojë këtë gruazezë.

Dasmën  me dajre, e priti në Katund

U shtri në shtrat. Vdiq,  para dasme.

Gruaja, vrik e thirri një plakë të kojshive:

Përderisa, ajo është në dasëm. Heq valle:

Një natë ruaj “xhenazen”, mos ringjallet.

Nusja dhe plaka, saora u bënë pazare

“Xhenazen” e burrit, ruaj, një natë zie:

E shiti burrin dy shtëllunga leshi delije.

Burrin që e donte aq shumë përsëgjalli

Edhe, atë: për një natë dasme. Valle.

Plaka duke ruajtur “xhenazen” e burrit

Sytë, i ikën në tavanin e odës mbi krye:

Edhe, e pa një pastërma varë mbi kokë.

Tha, me vete: Pse të mos e pres një copë

Edhe unë ta gëzoj natën me Hënë e yje.

Nxorri briskun e brezit, dhe hipi në shkam

Këmba i rrëshqiti, u rrëzua mbi “xhenaze”.

Përçudi: Tëëërrt, mesnate pordhi Ivdekuri

Plaka, u trembë atë natë nga Bythëtrokitja.

Turr, shkoi ta pyes Nusen Pashterkëkuqe

Me të cilën u bënë pazar para Dasmës:

A, do t’ia japë dy shtëllungat e leshit?

E cila me shami e hiqte sonte vallen:

Nuse bijë nazelie, a pordhë “Xhenazja”?!

Nusja duke mos e ndalur vallen me dajre

As edhe këngën “taze”: I përgjigjet plakës:

Pordhë, moj nane, si nuk pordhe -jooo.

E, a do të m’i japësh shtëllungat e leshit?

Shpërblimin partiak do ta  jap pa çare

Ecë edhe ti hyn si nuse, hiqe një valle!

Plaka e sigurtë kthehet ta ruaj “Xhenazen”

Nusja e heq vallen. Jo, s’e ndalë këngën?!

Dorë për dore me shoqe, shami e dajre

Njëzëri ia ka thënë këngës, “nuses shqiptare”:

Për liri të grave Xhadi. Dhe, të drejta fetare.

Dasma, dikur pasmesnate mori fund

Nusja s’e priti Agimin. Lindjen e Diellit.

Nazeqare, zbretë nga koçia në Katund.

E lodhur si cung shelgu, rrëzohet në shtratë

E harroi burrin e dashur shumë atë natë.

“Xhenazja” çohet, e rrok pas dere hurin

Tashti u binda, sa e paske dashur burrin…

(Shitja e lirë “artistike”)

Skënderbeu im, “skenderbegat” e Fishtës

Vitin Historik. U ringjallën “patriotë”?!

Përbaltin veprat historike në Shqipëri.

Zhurma kulturore, në Katund. “Sallmadi”

Dhjetëra parti politike shqiptare n’Askund.

Klube të shkrimtarëve. Shoqata pa artistë

Manifestime kulturore. Fabrikaturshie

Sot, prodhojnë mallëra ekonomistë partie.

Me afat të skaduar përdorimi. “Artistë”:

Tollumbaxhinjë. Bozaxhinjë bythëgrisur.

Aspak, Sojit Tënd me shpatë për Liri.

Partizanët politik, “haber” nuk ’kanë Sot:

Nga politika. Arsimi. Kultura Shqiptare.

Aqmëpak, një torbë taxhi sokaqeve. Poezi.

Kopeisht çirren e përdridhen. “Ulurisin”

Me partizanë partiak. Ministra Qeverie.

Edhe, atë: për një “mirënjohje”. Copë letre:

Ose: Një torbë taxhi me arna. Parti politike.

Facebook, “artistë” populli. Fytyra egërsire.

Po vall, Ti nuk i sheh hadumët politikanë,

Që, n’emrin Tënd bëjnë karrierë politike:

Poste në Qeveri. Tenderë. Shitje “artistike”

Edhe, atë: për pak lekë të partive politike?!

Imzot, “patriotët” e sotshëm“kuqezi”

Seç janë rrokur për herdheve të Dashit?!

E, jo pas herdheve të Kalit Skënderbeut

Nateditë. Këmbëkryq “trima” në Shkup:

Nesër, dhiareve e Trojeve shpie në Liri.

Zvarrë, a do t’i tërheqësh nëpër “Bit-Pazar”

Burrat me dimi e çaj rusi. “Agallarë”?!

Partizanë partiak, që sot hiqen “artistë”

Zhurma kulturore, përbaltin Shqipërinë?!

Popull, që nëpër shekuj bëri luftë për Liri

Verë e Dimër, thirri Pranverën Shqiptare!

Grua besnike mori: Nuse, Zonjën Vdekje

Që, e varrosi Dje me dy gjinj nën Urë

Sot, një gji ia la jashtë për Atdheun.

Shoqata “joqeveritare-humanitare”, “poetë”

Thesin plot, me qerre në Katundin e Madh.

Dhe, kakademikë partiak me para të shtetit

Edhe, popull besnik, ende pa bukën e gojës.

Vdiqët Sot, ende duke mos ia fshi qyrrat vetit

Nateditë si Dje. Edhe Sot, na përcillni në polici:

Listave “Këshillit intelektual”. “Kakademikë”.

Përpiqeni ta shpëtoni veten. Dhe, jo popullin

Fatekeqësisht?! Ende pa bukën e gojës, në “liri”.

Vepra “patriotike”, që ende marrin frymë

Njeri i gjallë, sot nuk u del para në shkallë.

Marri përkrahu, fusi si miq brenda në Shtëpi

Ditën e Nesërme, me një copë buke thotë:

Thyeni qafën! Nuk jeni, burra Pene në Odë.

Askusë, që përdridhni bythët nëpër Çarshi

Edhe, atë: vetëm për një përdorim politik.

Unë jam edhe Nesër. Gjithmonë nën Rrap

Edhe, nga varri do ta ngrejë zërin për Liri:

Moti kohë, ju kam varrosur në Bibliotekë.

Dje, Shkupit historik ju nuk i dolët Zot,

Sot, jeni dalldisur bythekrye nëpër parti:

Pas posteve politike. Tenderëve. Pasurisë.

Katunde, me Zhurma kulturore. Dhe, pizi

Ende pa brekë në bythë. Një torbë taxhi.

Imzot! Sot, pse ende nuk çohesh nga varri

Zbresësh Kalit me shalë në “Bit - Pazar”:

Hadumët “kuqezi”, varrosësh në Histori...

(Politikanë të shitur një torbë taxhi)

Edhe, thashë: Të zgjedhurit e popullit

Janë tragtarë. Frikacakë. Argatë partiak.

Hajdutë. E shesin veten për një Xhadi

Përgjegjësinë ia lënë popullit, në “liri”.

Dëshmi, populli nuk duhet tua japë votat

Dudumëve arratisur pas posteve politike.

Dhe, grazhdit tyre në shtetin “e përbashkët”…

(Dudumët i mbaj gjallë me poezi erotike)

Dudumë “kuqezi”, që ende edhe Sot si Dje

E kësaj dite, ju mbaj gjallë me poezi erotike:

Në “Çair”. Shkup. Prishtinë. Dhe, Shqipëri.

Dudumë, me vite më helmuat nëpër Taverna

Banesën, ma dogjët në “Çair”. Edhe “xhipin”

Përpara dritareve me ilahi. Para “Sabahut”.

Shtëpinë e Gruas besnike, në “Serovë”

Që, solli gjelbërim. Lule. Dhe, Jetë në Shkup.

Edhe, ma vdiqët Gruan. Gratë e mia besnike

I shtitë në varre. Radhën pres të zgjohem nga varri.

Penën rrok në dorë, varros juve si “patriotë kuqezi”

Me lule e nderime, në Bibliotekën Kombëtare.

Dudumë, që moti kohë keni vdekur në Qeveri

E, Unë ende ju mbaj gjallë me poezi erotike…

(Edhe mes Dimrit Madh e pres një Pranverë)

Arën e Babait me Penë lëroj me vite

Dy qe para në zgjedhë. Dhe, një kalë.

Nateditë fushave. Maleve, në ballë.

Fushës Cërvicës, rrëzë Çukës ugare:

Verë e Dimër, mes arave hapim varre

Rrugë e gjatë për në Babatomor. Dhiare.

Arën e Babait me Penë e lëroj me vite

Mes Dimrit Madh: E pres një Pranverë

Këmbëkryq: Sot, fundekrye shqiptare…

(Nesër do t’i ringjallë të vdekurit nën Rrap)

Kohën e fundit e kam harruar numërimin

Lëmsh i bëj Ditët. Netët. Edhe, vitet.

Gratë e mia besnike. Dhe, Partitë Politike

Gotat e rakisë rrushit. Shtambat me verë

Miken nën Rrap. Ndoshta, Nesër historike.

Kohën e fundit e kam harruar edhe Veten

Mes librave. Poezive rebele: Kryengritëse.

Nateditë në pusi: Mos dalë një Lepurushkë

E, Unë Penën kam përgaditur për Arushë.

Kohën e fundit e kam harruar numërimin

Lëmsh i bëj ditët. Netëgjatat. Edhe, vitet.

Nesër, do të zgjohen. Rrokullisen shekujt

Derën krah më krah: Ringjallen të vdekurit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat