Kur komb e atdhe në zemër t’i kemi
Si yje të pashuar do të jemi.
E kur të dimë të mbrohemi nga të tjerët
Rruga për një të ardhme të bardhë do të çelet.
Ne na duhet harmonia
Për t’na buzëqeshur lumturia.
Ajo vjen duke shpejtuar
Kur ne jemi të bashkuar.
Dritë e diell do të kemi në këto anë
Kur të kemi sinqeritet si vëllau me vëllanë.
Në atë çast kur shqiptari në kokë piqet
Atëherë errësira me shpejtësi do të hiqet.
Për ta zgjedhur rrugën që do të futesh
Qëndro së pari në nyjë rrugësh.
Zgjedhe rrugën kah është më së miri
Se vetëm atëherë të pret shpërblimi...
Në krye të saj kur të arrish
Mundi yt do të jetë çmim i lavdisë.
Atëherë zgjedhe njërën kah do t’ia mbash
Që dritës së diellit në jetë t’i ngjash.