Vilhelme Vranari Haxhiraj- Krenari Kombëtare

Kultura

Vilhelme Vranari Haxhiraj- Krenari Kombëtare

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 08:38
Skënder S.Kapiti

Vilhelme Vranari Haxhiraj, autore e 46 veprave letrare  brënda 22 viteve në poezi, prozë, romane etj., jo vetëm shkrimtare por  dhe autore e dhjetra shkrimeve publicistike, analiza dhe opinione  me tematikë patriotike, filozofike ,historike, politike, kulturore etj.  Dhe nuk mund të qëndrosh indiferent , të mos emocionohesh moralisht,intelektualisht dhe kombëtarisht   kur mëson se Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj bëhet  me meritë Antarja më  e re  e Akademisë së  Shkencave dhe të Arteve   Shqiptaro-Amerikane me seli në New York ,  një vlerësim ky i merituar për  Mjeshtren e Madhe të Penës. Ky  event bën që të ndjehen mirë të gjithë shqiptarët kudo pasi kjo bën që të ndjehemi mirë dhe të krenohemi  me  shkrimtaren e madhe Znj. V.Vranari Haxhiraj për antarësimin e saj në  Akademinë e Shkencave dhe të  Arteve Shqiptaro-Amerikane  me seli në New York.

Njerëzve të mëdhenj, shqiptarëve të mëdhenj, Shqipërisë dhe Kosovës gjithmonë mbrojtja, vlerësimi ,ndihma  dhe përkrahja u ka ardhur nga Amerika e Madhe e Vlerave të Lirisë e të Demokracisë.

Rasti i Vilhelmes  me krijimtarinë e saj të jashtzakonshmne është rast unikal në letërsinë shqipe  por edhe më gjërë . Këtu në këtë shkrim të shkurtër unë nuk po ndalem për t’i bërë “apologjinë”  Znj. Vilhelme, pasi këtë e ka bërë  mjaft  mirë  Akademia , e cila e pranoi atë si Antaren më të re të saj. Këtij vlerësimi më se të merituar i kanë paraprirë  më parë  edhe vlerësimet e bëra për znj. Vilhelme, e cila ka marrë edhe mbi njëzet Çmime prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo jo vetëm për Vlorën por për të gjithë shqiptarët  bën që të gjithë të jemi krenar për  vlerësimin e merituar , por veprën e Mjeshtres së Madhe të Penës znj. Vilhelme.

Na takon së pari  Ne shqiptarëve që duhet t’i vlerësojmë  dhe t’i respektojmë individët dhe kontributet  e vlerat e mëdha patriotike, kombëtare, intelektruale, artistike,historike dhe krijuese të tyre siç është edhe rasti për Vilhelmen; t’i lartësojmë ata , t’i ngremë atje ku u takon dhe e meritojnë duke mposhtur injorancën , xhelozinë dhe egoizmin negativ intelektual pasi vetëm kështu Ne lartësohemi dhe krenohemi si shqiptarë.

Urime të përzëmrta për Vilhelmen , dhe i urojmë  suksese në krijimtarinë e saj, dhe e falenderojmë atë për kontributin e madh që  me krijimtarinë  e saj ka sjellë , pasuruar dhe hipotekuar në arsenalin kombëtar të letërsisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat