“Lutje Nderfetare ndër varret e mohuara”, në ish-Kampin e Tepelenës

Kultura

“Lutje Nderfetare ndër varret e mohuara”, në ish-Kampin e Tepelenës

Nga: Beqir Sina Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:42
“Lutje Nderfetare ndër varret e mohuara”, në ish-Kampin e Tepelenës

Një ngjarje e vecantë është zhvilluar  në qytetin e Tepelenës , ku u mbajtë një lutje ndërfetare nga të gjithë përfaqësuesit e Klerit në Shqipëri , më përfaqësues të Kishës Katolike, Ortodokse, perfaqesues te Bashkesis Myslimane , e Bektashiane, dhe ku morën pjesë ish të përdjekur politik gjatë rregjimit komunist, si dhe autoritetet zyrtare të organizatave dhe shoqatave të të përndjekurve politik në Shqipëri.

Kjo ngjarje vecantë e cila u tha se po organizohet për herë të parë në Shqipëri, që prej rënjes së komunizmit, eshte mbajtur për  nder të viktimave në ish kampin e internimit në Tepelenë , në vitet 1949-1953.
Ku ish te perndjekurit politik, anetaret e familjve te tyre, zyrtaret e shoqatatve dhe organizatave te tyre  me ndezjen e qirinjëve, vendosjen e buqetave me lule, leximin e emrave të ish të përndjekurve në ato vite në këtë kap të tmerrëshëm - degjuan me respekt lutjet fetare dhe bekimin  për kujtimin e viktimave.

Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e ish - Sigurimit të shtetit, i cili mori pjesë zyrtarisht në këtë ceremoni, shkruajti në rrjetin social facebook llogarinë e saj, se ky aktivitet ka qenë tepër i vecante dhe me shumë vlera, simbas saj

Kurse, portali i kujtesës “Kujto.Al” në uebfaqen e saj shkruan se një ceremoni shpirtërore e veçantë - pra lutje ndërfetare u mbajt në “Ish-Kampin e Përqendrimit të Tepelenës”, ku 5 klerikë të të gjitha feve në Shqipëri bënë lutje për shpirtrat e qindra të vdekurve në këtë kamp. 
Ky aktivitet i organizuar nga MEMO dhe Kujto.al u mbajt në sheshin e kampit ku qindra qiparisë janë mbjellë në përkujtim të 300 fëmijëve që humbën jetën nga kushtet ç’njerëzore, thotë organizatori. 
Duke shtuar se Lutja e klerikëve u mbajt pranë një flamuri të madh kombëtar. Ata thonë se nismës së pagëzuar si “Përshpirtje ndër varret e mohuara” iu bashkuan me qindra qytetarë, njerëz të njohur të jetës publike, të mbijetuar dhe të rinj nga zona.
“Ishte një ceremoni shpirtërore e cila tenton të verë një gur përkujtese. Nuk besoj se ka pasur një formë më të mirë dhe të bukur se sa një përshpirtje mes të gjithë përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe nën sfondin e një flamuri të madh shqiptar”, u shpreh aktorja e mirënjohur Ema Andrea nga MEMO Albania. 

"Lutja Nderfetare - Përshpirja, ishte një ceremoni shpirtërore me 5 klerikë për t’u lutur dhe përkujtuar në veçanti për shpirtrat e 300 fëmijëve që humbën jetën në këtë kamp. Kjo u bë për herë të parë dhe realizimi i lutjes nga të gjithë klerikët ishte një simbolikë e veçantë për familjarët dhe të mbijetuarit por edhe një mesazh për të gjithë shoqërinë që kemi ende shumë nevojë për të përkujtuar të kaluarën por edhe për të treguar më shumë rreth krimeve që kanë ndodhur”, tha Erald Kapri nga Fondacioni Kujto.al
Ngritja e Ish-kampit të Përqendrimit në Tepelënë ishte një nga aktet me brutale të diktaturës që shkaktoi tragjedi për mijëra familje shqiptarësh. Rreth 300 fëmijë humbën jetën në këtë kamp nga kushtet e vështira dhe trajtimi çnjerëzor duke iu mohuar edhe mundësinë për të pasur një varr. MEMO dhe Kujto.al risollën në vëmëndje të shoqërisë respektimin e traditës në nderim të tyre ndaj dhe çdo i pranishëm nderoi kujtimin e tyre duke mbajtur një një qiri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat