Oj Kosovë e mjera Kosovë

Kultura

Oj Kosovë e mjera Kosovë

Nga: Hasan Blakaj Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 20:24
Hasan dhe Lajde Blakaj

Oj Kosovë e mjera Kosovë
Në vend të vjershave të këndojmë dovë
E varfër dhe e shkretë e më bukë thatë
Me duar të shtrira lartë, të themi uratë

Më thuaj ti zonjë e bukur, e kuja je
Që e varfëruar gjerë në palcë të kanë shtrirë për dhe
Më thuaj pashë zotin së të dua shumë
Kush janë këta maskarenj që të kanë qitë në gjumë

Ti ishe shumë trime dhe s´kishe frikë
Të vajti nami gjerë në Amerikë
Të vajti nami të vajti fama
Me djem shumë trima e vasha si zana

Më thuaj tani moj e bukura e dheut
A ka ngelë gjë prej gjëje, nga gjaku i Skënderbeut
A t´ ka ngelë gjë nga ndjenja e atdhetarisë
Ku shqipet ti vrojtojnë kufijtë e Ilirisë

Çirreni dhe grindeni rrugëve si bisha
Shtyheni kush do ketë më shumë vehabista
Universiteti tani më është ngulfat
Ç ´na duhen ne shkollat, këndojmë dovë e uratë

Jeni bërë si qyqet në gardh të avllisë
Me vepra të këqija i shërbeni Serbisë
Hani prodhime serbi e flisni turqisht
Ditë e natë në faltore luteni arabisht

O ju vëllezërit e mijë o ju të mjerë
Si nuk po e shihni që keni rënë në humnerë
Si nuk po e shihni qëllimin djallëzorë
Qe mendoni aq shkurt duke keqpërdor

Jeni zhytë në mëkate dhe keni shumë fjalë
S´mund të jesh vetvetja kur je i përdalë
Bile as fjala nuk mund të ju zë vend
As në familje e lere më në kuvend

A s´mendoni për tjetrin për vëllanë e për motrën
Qe duke e shfrytëzuar ja shuani votrën
A s´mendoni për dëshmorët që frik ata ranë
Kur fjalët e tyre amanet na i lanë

Ta doni Kosovën pragun e shtëpisë
Kështu ja shtoni vlerën e gjithë shqiptarisë
Kështu ja shtoni vlerën vetes dhe atdheut
E përtërini Pirruan emrin e Skënderbeut

Këto vargje kur po i shkruaj gjithë kohen po qajë
Për ty vend i shqipeve po rri gjithmonë n ´vajë
Gjerë ku të kanë çuar, shumë afër, buzë varri
Vetëm të dëshmojnë se kush është i pari

Shpejt harruan këta burra harruan këta trima
Kur shkrepte pushka e qante vetëtima
Kur shumë dëshmorë për këtë tokë ranë
Që këtë vend të arbrit më gjak e shpërlanë

Heu Kosovë ti djep i trimërisë
Tani si të kanë bërë arenë të hajnisë
Të zhvatin të ç´kyjnë kush të dojë pa fre
Luftojnë për të huajt e luftojnë për fe

Përbetohen gjithë kohen në dinë dhe iman
Thua se asnjëri nuk ka pas vatan
Disa thonë jemi suni disa vehabi
Rrënjët që të dyja i kanë n´Arabi

Po përbuzni besë e po shani atdhe
Gjak të pastër Ilir që e skuqi këtë dhe
Gjuhë e fe për ne thoni Arabishtja
Art e kulturë na i solli Osmanishtja

Harroni ju të verbër shkronjat e abetares
Qe na i hapën sytë sikur lavra arës
Jeni bërë më mjekra mu për faqe të zezë
Për të keqën e kombit , e kobit tuaj t ‘kresë

S`keni turp ta shani etninë e Kastriotit
Shqipen dy krenare në zemrën e kombit
Si nuk keni mëshirë për këtë gjuhë t´ lashtësisë
Qe erdhi nga qielli prej vet perëndisë

Gjuhë të ëmbël kemi që e foli vet zoti
Që e foli Aleksandri edhe Kastrioti
Këtë gjuhë mbante Leka në Kanun nder sqetull
Pse ti flasim fjalët e huaja, të një gjuhe tjetër?!

O ju të mjerë o ju të gjorë
Që për ti thënë këto fjalë më vije aq zor
Nuk jeni as suni e as vehabi
Por jeni vëllazëritë tanë më taban n ‘Shqipëri

Kthehuni nga e mira kthehuni për se mbari
Atje ku ka nevojë kombi, më gjak të pastër shqiptari
Kthehuni vëllezërit mijë ta duam Shqipërinë
Jemi aq larg, shumë larg, ne më Arabinë

Që kur mbiu lisi është ky vend shqiptari
Gjuhë e traditë na la ne i pari
Para se të jesh i krishterë ose mysliman
Shqiptar je or vëlla këtë ta dish gjithmonë.

Stockholm 3 nëntor 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat