Rolling Film Festival fillon me 13 nëntor

Kultura

Rolling Film Festival fillon me 13 nëntor

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 08:29
Festivali ‘Rolling Film’

Festivali ‘Rolling Film’, këtë vit do të ketë edicionin e 5-të të tij dhe gjatë tri ditëve do të sjellë 25 filma.

Edicioni i pestë i festivalit sjellë së bashku 25 filma, dokumentarë, fiction dhe filma të metrazhit të shkurtë, që tregojnë histori unike të karaktereve. Producentët në filmat e tyre flasin për Romët, por historitë e individëve janë universale.

Krijuesit e filmave ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe ekspertët - do të jenë prezent për të diskutuar rolet e tyre në filma gjatë 3 ditëve të shfaqjeve të filmave.

Në një njoftim që zyrtarë të këtij festivali kanë bërë, është potencuar se përveç programit të rregullt të filmit, do të prezantohet edhe një vizion i rinisë Rome përmes fotografisë dhe pikturës.

Ky festival organizohet nga Roma Versitas Kosova dhe Romawood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat