Baci Faci Lukani Kreshniku Vigani

Kultura

Baci Faci Lukani Kreshniku Vigani

Nga: Sali Leka Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:28
Sali Leka

Tregim me ngjarje nga jehona e shekujve iliro-arbo-kristjan- Shën Konstandin, shembull e model ilmin veratisin në Ballkan Bosforin.

E shtunë 20 Tetor 2018. Pesë burra dhe dy zonja më telefonuan dhe më ftuan për tu takuar për të biseduar. Unë u përgjigja, jam duke shkruar tregime dhe poezi, por u premtoj: Do të takohemi të dielën në drekë. Sipas premtimit u takuam dhe të shtatë më thanë: “ Kënduam në gazetë poezinë tënde me titull “ Parlote Pali dy kreshnike besnikë të atdheut Gjergj Gjon Kastriotit “.Vargjet poetike të kësaj poezie na kanë mahnitur, por duam të botoni edhe poezinë “ Dasma e Parlote Palit dy kreshnikët e shkrepit të malit “.

Edhe unë u fola: Ju falenderoj me shumë admirim por poezia Parlote Pali dy kreshnik besnik të atdheut Gjergj Gjon Kastriotit nuk është e imja, por e djemve, e burrave,e vajzave, e grave të krahinës samodike e Tomadhejës xhersike pellazgjike kristjane vigane Shën Konstandinike Bizantinike Bosforike .

Tomadheja e Shën Gjergjit dhe e Shëngjinit arbo-ilir, Drin-Vardarin. Ka shumë ngjarje me dasma madhështore ngadhnjimtare arbnore, përpara dhe mbas Erës së Re botërore, përpara dhe mbas Jezu Krishtit, Rabin Subhan, lajmëtari i së drejtës dhe i së vërtetës së bekuar hyjnore.

Tomadheja viganike eposike me pesë dasma të pesë djemve të Baci Faci Lukanit me shtatë mijë krushk dasmorë, të tërë luftëtarë legjionare. Dasmat bëheshin në zjarrin e luftës për komb atdhe me këngë dhe valle por edhe stërvitje luftarake.

Në epokën kushtrimtare të Skëndërbeut 25 vjecare (1443-1468), nga burimi i Shkumbinit në burimin e Drinit të Bardhë, nga Durrsi në Tivar, nga Skampini, Ohri në Gjilan, Medvegj dhe sanxhak ishin katër milion kristjane katolik me dyzet mijë ushtarë fitimtarë mbi njëqind e njëzet mijë asqerë dhe jenicerë perandorake otoman, por mbas vitit 1478 deri në vitin 1708 u derdh gjaku i madh kristjan në keto treva dhe krahina të lashta iliro-arbnore.

Dasmat vazhduan edhe gjatë sundimit otoman.

Dasmat me këngë eposike elegjike për kreshnikët besnikë  që vriteshin në luftë të drejtë për komb atdhe, për trojet arbnore, për fenë e trashëguar hyjnore që në Kohën e profetëve të bekuar Jakobi, Moisiu, Musai, Sulejmani, Abrahami, Solomoni.

Ata shqiptare që nuk e kujtojnë gjakun e dy milion kristjanëve të vrarë, të masakruar, të emigruar nëpër Europë ishin dhe janë mëkatarë.

Dyqind vjet dy milion djem dhe burra vajza dhe gra u vranë, u masakruan.

Të vrarë të degdisur të shkulur nga Durrsi, Skampini,Kruja, Mati, Dibra, Lezha, Shkodra, Ulqini, Tivari, Tuzi, Plava, Gucia, Podgorica, Peja, Mitrovica, Gjakova, Prizreni, Ulpiana, Prishtina, Kurshumelia, Sanxhaku, Nishi, Gjilani, Medvegja, Presheva, Kumanova, Tetova, Gostivari, Skopjini, Ohri, Manastiri.

Cdo krahinë jetonte me traditën, etikën, diturinë dhe fisnikërinë humane kristjane paqësore shembullore, deri në vitin 1478 kur filloi invazioni dhe okupimi otoman.

Fshati im i lindjes me dy male, pllaja, livadhe, qafa dhe gryka. Q. Kunora, Q. Shkoza, Q.Kumllora, Q. Shkulzi, Q.Shumlliu, Q. Barbasi. Në këto gryka dhe lugina dyqind vjet janë zhvilluar beteja luftarake me taborre otomane 1478-1678. Janë mbushur me varre livadhe, pllaja, brezare. Fshati i pesti nga madhësia në krahinë mbas Shën Gjergjit, Shën Gjinit, Shën Mëries dhe Fagu me i larti karshi malit të Mucekut. Fshati i gjashtë Kllojka vendi i mendimtarëve dhe dijetarëve, fisnike të kulturuar. Sot po citoj fiset e nderuar Luzi, Tafani, Sinakoli, Ceca.

Me Kllojkën kufizohen Vakumona, Fraveshi, Pashkasheshi, katunde të vogla por me histori madhështore. Në pllaja shkëmbore të Vakumonës klimatike lartësohet mali i Kolgjeshit fortifikatë natyrale strategjike. Në luginat e Kolgjeshit dyqind vjet janë stërvitur djem dhe burra kreshnikë besnikë komita të betuar për kombin dhe tokën atdhetare nga gjashtë krahina pellazgo-arbnore, Tomadheja, Bena, Martaneshi, Shmili, Funari, Zhullima, që në ato vite ishin në juridiksionin e Principatës së Krujës edhe Durrsi, Kurbini, Petrela, Mati, Elbasani, Shijaku, Peqini,Tirana, Kavaja, janë ngritur mbas vitit 1604.

Me treguar betejat luftarake dyqind vjecare në malin e Kolgjeshit, të Fagut, Mucekut dhe Martaneshi duhen dy vëllime me libra, por sot theksoj: Në vitin 1507 otomani ndaloi gjuhën shqipe dhe mbylli shkollat amtare kristjane teologjike, filozofike, biologjike, zologjike,astronomike. Shkolla të lashta arbnore xhersike XII shekullore që nga shekulli IV viti 1328, koha e Perandorisë Bizantine me perandor Shën Konstandini i Nishit pellazgjinik.

Në shekullin IV as u fliste as u shkruante emri Shqipëria por Arbëria – Dardania në tokën atdhetare pellazgjike ballkanike.

Ashtu si kemi sot gjuhë zyrtare botërore anglishten në ato vite ishte gjuha latinishte për mbarë Europën dhe emri Arbëria latinisht u shkrua Iliria Albania me popullsi iliro- albaneze bizantine.

Helenisht ishte shkruar Arvanitis në tokën atdhetare Epirotis – Thesprotis.

Në cepin jugor të Ballkanit populli Helen bashkë me popullin Arvanitas themeluan ngritën dhe ndërtuan qytetin me emrin Athina. Ndërtuan Pireun qytet me portin detar më i madhi në detin Mesdhe.

Athina u mbush me shkolla teologjike, filozofike, biologjike, zologjike, gjeografike, botanike, topografike, në gjuhën helenishte.

Pastaj së bashku Helenët dhe Arvanitasit ndërtuan Janinën qyteti i dytë mbas Athinës nga madhësia. Janina u mbush me kisha, manastire, shkolla fetare kristjane. Në shekullin e XI helenët dhe arvanitasit sanksionuan fenë ortodokse.

Në shekullin e XIII Perandoria Otomane tokën pellazgjike ballkanike arbnore dardane e quajti Arnautistan në Ballkan, Adriatik dhe popullin Arnaut i ardhur nga stepat aziatike përrreth detit Kaspik nga Taxhakistani, Uzbekistani, Kazakistani. Me 10 qershor 1389 ushtria otomane u vërsul në Dardani, Kosovën e sotme me thirrjen duam Arnautistanin deri në Adriatik.

Me luftën që u zhvillua u vra gjyshi i Skëndërbeut, princi i Dardanisë dhe Llazari princi i Serbisë. Gjyshi i Skënderbeut me Llazarin kishin lidhur besën për të luftuar së bashku Perandorine otomane. Aso kohe nuk kishte asnjë serb në Kosove. Populli serb e shpallën shenjtor Llazarin e tyre që u vra duke luftuar dhe e kujtuan dhe e nderuan me ceremoni të madhe kombëtare.

Kurse gjyshin e Skëndërbeut as e kujtuan, as e shpallën shenjtor.

Babai i Skëndërbeut Gjon Kastrioti me bashkëshorten Vojsava dhe me djemtë Reposhi, Konstandini, dhe Stanishi erdhën në Krujë kryeqendër e principatës të Arbërisë. Në Krujë lindi Gjergj Kastrioti. Përpara lindjes Vojsava tha: Unë do të lind djalë se kam parë në qiell engjëllin me krahë të bardhë. Djali do ta ketë emrin Gjergj, engjëll i shenjtëruar.

Aso kohe nuk kishte aparatura mjeksore si sot për tu zbuluar gjinia e fetusit djalë apo vajze dhe profecia e Vojsaves doli e vërtetë, lindi djali Gjergji, ashtu si pati thënë Vojsava. U hap lajmi në Ballkan dhe në Europë Princi i lumnuar i Krujës Gjon Kastrioti i lindi Gjergji i shenjtëruar nga zoti.

Erdhën në Krujë e uruan me dhurata, peshqieshe të mëdha. Princat e 45 krahinave pellazgo arbnore  Durrsi, Shijaku, Peqini, Skampini, Cermenika, Shmili, Funari, Tomadheja, Bena, Martaneshi, Mati, Kurbini, Petrela, Zhullima, Lezha, Zadrima, Dukagjini, Shllaku, Kelmendi, Shkodra, Mirdita, Lura, Nikaj-Mërtur, Gucia, Hoti, Plava, Gruda, Ulqini, Tuzi, Tivari, Krasniqe, Gashi, Bytyci, Hasi, Kukli (Kuksi i sotëm), Prizreni, Luma, Kidna (Cidhna e sotme), Dibra, Sharri, Reka, Radika, Tetova, Gostivari, Kumanova.

E uruan dhe princat arvanitas të Epirit dhe filloi epoka e Gjon Kastriotit mbasi u vra babai Pal Kastrioti gjyshi i Gjergjit në 10 qershor 1389.

Gjon Kastrioti me pasuri të madhe. Gjoni kishte pasuri edhe në Kidna të Dibrës. Aty kishte lindur,rritur dhe u martua me Vojsavën e Sfetigradit, bija e fisit të nderuar Tribaldi. Quhej kështu se ishte fis i lashtë tribun liberator publik i krahinave Reka, Sharri, Radika, Tetova, Gostiovari, Vardari, Kumanova,Skopjini, Kërcova.

Kur në Krujën xhersike pellazgjike lindi Gjergj Kastrioti, Principata e madhe, Dardania lindore nga Peja ,Mitrovica në Ulpjana dhe Gjilan ishte okupuar nga ushtria perandorake otomane, por ushtria serbjane nuk u largua por qëndroi duke luftuar për gjakun e Shën Llazarit i vrarë bashkë me Pal Kastriotin.

Për gjakun e Pal Kastriotit luftuan djemtë dhe burrat kreshnikë besnikë të krahinave Presheva, Medvegja, Bujanova, Hasi, Gashi, Kruma, Bytyci, Luma, Kukli, Krasniqe, Lura, Nikaj-Mërtur. Në këto krahina fisnike apostolike u derdh gjaku i madh kristjan. Në Preshevë, Medvegjë, Bujanov, u vranë gjysma e popullsisë dardane kristjane dhe u popullua me familje sllave, janë dhe sot. Familje të oficerave dhe ushtarëve serbo-sllav që luftuan kundër ushtrisë otomane.

Për lindjen e Gjergjit shenjtor Gjon Kastriotin e uroi edhe sulltani otoman me ferman, por me kusht Gjon Kastrioti të pranonte bashkimin me perandorinë e madhe otomane aziatike dhe emërimin Gjon Arnauti në Arnautistan provinca e madhe otomane në Ballkan Adriatik.

Gjon Kastrioti nuk e pranoi ofertën e Sulltanit dhe filloi mobilizimin e ushtrisë kombëtare me fortifikimin e tokës atdhetare. U fortifikua Lugina e Pollogut, gryka e Radikes, Bulqizës, Tujanit, Petrelës, Benkurbinit dhe mori emrin  Rruga e Arbrit e pathyeshme, e pakalueshme, e pamposhtur.

Në ato vite nuk ishin Tirana as Kavaja, ishin Petrela, Shijaku, Preza, Kruja.

Ushtria otomane erdhi nga Ohri, Qaf Thana, Krasta, Qaf Krraba dhe u përball me ushtrinë e Gjon Kastriotit në Petrelë, Shijak, Sukth, Ishëm, Thumanë, Prezë, por nuk arriti me u ngjit në Krujën Arbnore deri sa në Ballkan u përhap paganizmi dhe mizorizmi antikristjan, antikrisht, dhe nisi kërdia, baterdia kristjan kundër kristjanëve. E para që u bashkua me perandorinë otomane ishte ushtria Boshnjake, kristjane pagane mizore barbare, u vërsul dhe shkretoi kryepeshkopatën e Tivarit dalmatik apostolik, kryepeshkopata njëzetë shekullore e 105 krahinave pellazgo-iliro arbnore.

Perandoria otomane kishte pushtuar gjashtë vende kristjane aziatike dhe me ushtri pagane antikristjane u dynd në Ballkan dhe Afrikën veriore.

Në krahinat pellazgo-arbnore kundër ushtrisë otomane luftuan edhe bektashianët besnikë të atdheut Shën Konstandinit. Teqet e Bektashizmit u kthyen në spitale për mjekimin e ushtarëve të plagosur. Njëzet e dy vjet (1389-1411) vazhdoi lufta gjakatare mizore barbare në 105 krahina pellazge - ilire në Ballkan.

Kryeprinci Gjon Kastrioti bëri armëpushim dhe pakt mossulmimi. Otomani e shpalli me ferman Vasal, zv.sulltan në Arnautistan me emrin Hasan.

Djali i katërt Gjergji ishte shumë i shkathët, i dituruar, fliste fjalë në pesë gjuhë.

Sulltani e mori në shkollë ushtarake në Anadoll me emrin Skënder. Bashkë me vëllezërit, vëllai i parë Reposhi u kthye mysliman, u martua dhe lindi Hamzain  me synimin për ta bërë kryeprinc në Arnautistan.

Vëllai i dytë  dhe i tretë i Gjergjit (Skënderit) Konstandini dhe Stanishi nuk pranuan që të ktheheshin mysliman dhe Sulltanit i thanë: ” Kristjan Arbnor pellazgjinik në Ballkan Bosforik kemi lindur , jemi rritur,dhe kristjan të pagëzuar , të kunguar, të betuar do të vdesim ”. Sulltani i vrau.

Në Krujë Sulltan Murati caktoi Valiun otoman gjeneral Hasan Beu tartaran.

Besimtarët e betuar pellazgo-arbnor-kristjan i stigmatizuan: “ Dy gjela në kotec, dy hasana në sahan kanë ngec ”.

Kurse une sot theksoj: Fatkeqësisht për kombin shqiptar shekull mbas shekulli i tradhëtuar nga vetë princat dhe mbretërit, pa dinjitet as karakter, as moral, as krenari dhe pa ndjenja fetare kristjane atdhetare arbrore pellazgo ilire.

Gjon Kastrioti jetoi në Kruje dhe vdiq pa lavdi dhe krenari.

Në 1443, me 28 nëntor në Krujë erdhi Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. U nis nga Rumelia dhe solli në Arbëri krenarinë dhe lavdinë kristjane atdhetare shembullore.

Që nga viti 1412-1443 Europa nuk i dëgjoi emrat Pellazg, Ilir,Kristjan, por dëgjoi Arnaut, gafurr, Arnautistan. 31 vjet muzg në Ballkan.

Gjon Kastrioti dhe princat e tjerë kishin pasuri dhe ushtri por nuk forcuan shtet as ligjshmëri, nuk formuan kulturë as dituri ( se kultura dhe dituria nuk zbret nga qielli as nuk del nga toka). Epoka 25 vjecare e Skëndërbeut (1443-1468) ishte dhe është me jehonë 25 mijë vjecare. Skëndërbeu forcoi shtet juridik publik dhe komb viganik apostolik, ashtu si Car Stefani në Serbi 20 vjet shtet, Krajl Gjorgevic kristjanik me jehonë 20 mijë vjecare në Ballkan Bosforik deri në Balltik Skandinavik.

Mjerë ata që e urrejnë jehonën shembullore të Skëndërbeut pellazgjinik, se jetojnë dhe do të vdesin obskurantistë të mangut, të nënshtruar, nihilistë të skremuar pa lavdi as krenari, pa kulturë as dituri.

Urrejtja për jehonën  shembullore viganike teuratike kristjanike Shën Konstadinike Apostilike kastriotike janë ligësi dhe dobësi trupore fizike por edhe mendore llogjike, e tharë, e shteruar, e infektuar, e monstruozuar.

Për epokën e Kastrotit në gjuhën shqipe kanë shkruar shumë pak por kanë shkruar vendet e Europës se zhvilluar e kultururar demokratike. Njeriu shkruan pak aq sa di. Ata që nuk i dinë mrekullitë e Skënderbeut shkruajnë edhe gënjeshtra. Se njeriu kur nuk di dhe nuk kupton trillon dhe sajon gënjeshtra dhe për Skendërbeun.

Po citoj sot dy gënjeshtra, procka që i kanë shkruar 40 herë në shqip “Skëndërbeu ishte hajdut, ka vjedhur pasurinë dhe bagëtinë e myslimaneve. Skëndërbeu nuk ishte trim as kreshnik,por frikacak alabak i iku nga Sulltan Murati me vrap si kacak se ishte qen legen“. Të tilla gënjeshtra të rëmdomta, të neveritura janë shkruar në faqet e gazetave në gjuhën shqipe.

Asnjeri në Serbi nuk shkruan asnjë fjalë te keqe për Car Stefan Dushanin por në Tiranë dhe në Prishtinë kanë tmerruar Europën me sajime dhe trillime obskurantiste sot në shekullin XXI.

E vërteta për Skëndërbeun qëndron dhe do të qëndrojë edhe mbas shekullit XXVIII, do të shkëlqejë, do të jehojë deri në përjetësi.

Skëndërbeu ka bërë mrekulli dhe jo baterdi, Gjergji Skënderbëu kusarët dhe gënjeshtarët i varte në litar. Mizorët, zuzarët, mercenarët dhe barbarët i shponte me shigjetë. Ai ishte kreshnik viganik me fletë. I pari fillikat cdo ditë sulmonte dyqind asqerë otoman, njëzet i vriste me shpatë e jatagan. 180 dorëzoheshin me armët luftarake dhe me kuajt.

Dymijë djem dhe burra gardistë shkonin para dhe mbrapa Skëndërbeut për ta mbrojtur por ai u thoshte: ”Ju mbroj unë juvë trima kreshnike”

Në ato vite nuk kishte fotografi, as gazetë as televizion por libra botoheshin.

Djem dhe burra, vajza dhe gra nga njëzet kombe të Europës niseshin në udhëtim 2000 kilometra që të vinin në Ballkan për të takuar,biseduar dhe për të shikuar strategun vigan Skëndërbeun, kreshnik, besnik për atdhe komb vatan.

Dyzet mijë ushtarë polake dhe hungareze me në krye Vladislavin dhe Huniadin u nisën nga Varshava dhe Budapesti në Marshim për tu bashkuar me ushtrinë e Skëndërbeut. Me shumë nderim simbolik Skëndërbeu doli dhe i priti në Dubrovnik me njëzet mijë kalorës trima luftëtar u nis nga Dukagjini dalmatik. Kombi kroat kristjan apostolik I tëri erdhi ne Dubrovnik dhe u bashkua me ushtrinë e Skëndërbeut. 200 anije luftarake otomane u mbytën në detin Adriatik.

Skëndërbeu ishte dhe filozof dhe mendimtar teuratik me shumë fjalë të urta. Po citoj sot dy fjalë të urta të Skenderbeut: “ Dituria dhe Kultura jane shpata dhe shigjeta e shpirtit. Trim kreshnik është ai burrë që është human fisnik“.

Skëndërbeu nuk ishte poet por fliste fjale poetike. Po citoj 15 fjali poetike qe Skëndërbeu foli popullit në Krujë me 28 nëntor 1443 kur erdhi nga Rumelia.

O populli im! Mire se të gjeta.

Kush më jepte dhembjet më mizore

Jo shpata as shigjeta

Por zgjedha që mbi qafën tuaj rrinte

Aq të doja e keq për ju më vinte.

O bijë e bija të tokës arbnore!

Tash me krahun tim për ju jam mburojë.

Kundër armikut nuk do të mundem!

Do të jem për ndihm bir

Por edhe prind që tju doje

Për ktë kuror me shpirtin tim betohem!

Errësirën larg jush jua spostoj

Jetë të qetë si diell do tu jap zotohem!

Edhe ju ashtu sic keni qenë besnike do të jini.

Për skllavërinë dhe robërinë frikë mos kini.

Duke kënduar këto fjali poetike të Skëndërbeut të folura përpara popullit në Krujë 1443 konkludoj : 2 orë fjalim i tëri poetik i Skëndërbeut eposik i admiruar por aso kohe nuk kishte radio as televizor për ta filmuar dhe incizuar.

 Në vitin 1976 unë paraqita për botim librin me tregime historike për epokën e Skëndërbeut me titull “ Me kalorësit dibranë në rrugën e Arbrit” për ta botuar në vitin 1979 me rastin e 590 vjetorit të Luftës në Fushë Kosovë 10 qershor 1389, lufta e parë në Ballkan me okupatorin otoman anadollak perandorak, që u vranë Princi i Dardanise Pal Kastrioti, babai i Gjonit dhe gjyshi i Skëndërbeut. U vra dhe princi i Serbisë Llazari.

Librin nuk e botuan dhe mua me thanë: “ Nuk botojmë libra me tregime fetare reaksionare sidomos feja katolike armike e betuar e partisë dhe kominizmit. Partia dhe shoku Enver e kanë ndalur fenë “. Edhe unë u fola u tregova: Partia dhe shoku Enver e kanë ndaluar fenë për juve që nuk e doni zotin nuk e besoni, por nuk e ka ndaluar për mua dhe për shokët e mi besimtare, kristjan të betuar që e duam fenë e besojmë zotin. Fenë kristjane arbnore e kanë ndaluar edhe otomanizmi katër shekuj dhe vrau masakroi njëzet mijë kristjanë, mendimtarë, filozofe, teologë të dituruar si dishepuj të lartësuar por kryqin e shenjtëruar nuk mundi ta zhduki, as ta eleminojë por do të shkëlqejë, do të vezullojë në sipërfaqen pjellore në tokën pellazgo arbnore.

Po të kisha lindur në shekullin XVI ose XVII mua do të më vriste otomani si kristjan apostolik i betuar Shën Konstandinik, por linda në shekullin e XX.

Nuk vajtoj nëse me vret pagani. Otomani dhe pagani janë dy rraca njerzore, por janë njëlloj nga ana fiziko trupore. Mendja e tyre e zhytur në batërdi mizore.

Paganizmi obskurant antikristjan është më i keq se mizorizmi monstruoz otoman.

Sali Leka cel 0683855304

Në tregimet në vijim do të tregoj faktorët negativë që e detyruan Gjon Kastriotin të bëjë armëpushim dhe të jetojë pa lavdi as krenari.

Epoka e tij shkëlqimtare 22 vjecare 1390-1412 u nxi, u muzg.

Në Krujën xhersike pellazgjike 31 vjet 1412- 1443 këndoi gjeli anadollak ottoman Hasan Beu tartaran deri në 28 Nëntor kur erdhi Skëndërbeu nga Rumelia , e nxorri nga Kruja dhe Arbëria.

Shënim ekskluziv

Mbas vitit 1478  Shqipëria me katër principata u pushtua nga Perandoria Otomane, por jo me luftë. Katër principata u kthyen në vilajete, me kryeqendra Shkodra  Prizreni, Manastiri, Janina. Lufta e madhe u zhvillua vetëm në Principatën veriore me kryeqendër Shkodrën Apostolike kristjane katolike.

Unë nuk jam dëshpëruar për librat e mi që nuk janë botuar, por jam indinjuar për librat kristjane, historike arbnore që u dogjën kur u ndalua shkrimi shqip arbërisht në vitin 1507. Në këto libra ishin shkruar tregime të dobishme jetësore edhe për Mamica Kastriotin, motra fisnike e lindur mbas Gjergjit dhe nuk  njiheshin.

Gjergji në Azi, Mamica në Krujë, Arbëri.

Mamicën e kërkuan për nuse kadilerë, sejmenë, tuxharë, zejtarë, por ajo u thoshte: “Martohem kur të shoh me sy vëllain Gjergjin dhe kur të ngrihen nga varri dy vëllezërit Konstandini dhe Stanishi besniku kristjani deri atherë burri im është jatagani ”. Mamicën e kërkoi për nuse edhe Hasan Beu otomani dhe pagoi dyqind napolona floriri. Mamica i tha: “ Martohem me ty Hasan Bej por me kusht shtroni rrugët e Krujës me gurë xhevairi “.

Edhe unë këtu po e ndërpres tregimin dhe do e vazhdoj ditë tjetër por sot theksoj: Kur u dëgjua trokëllima e patkojve të kalit të Skëndërbeut në Krujën e atdheut Mamica doli për dore me nënën se Vojsava nuk shikonte. Kur i thirri Gjergji erdha nëna ime drita e syve të Vojsavës u hap, shkëlqeu dhe pa djalin mbas 31 vitesh.

Kjo ditë është ngadhnjimtare mbarë kombëtare për ata djem dhe burra që i duan nënat e tyre ashtu si Gjergj Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat