Pasqyrë paradoksale

Kultura

Pasqyrë paradoksale

Nga: Eroll Veliu Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 06:37
Eroll Veliu

E pra është në këtë figurë të qartë, ndoshta e çrregullt, që çdo ditë unë ec, kthehem prapa, mbetem shtang, flas, vetmohem. Përgatit kafenë, përtueshëm dhe ndërkaq mendimi përqëndrohet te Manushaqja. Do të dëshiroja të takojë në çast. Do të më pëlqente që të më tregonte tani, në këtë çast, filmin që shikonte çdo pasdite. Mund të kontrolloj shprehjen e fytyrës sime, rrudhat e buzëve, shikimin tim, si në një pasqyrë paradoksale, ndryshe. Do të arrijë të kuptojë çfare kishte ngelur në beben e syrit të Manushaqes, pas takimit tonë. Do të shihja, do të kërkoja në ekran, do të rrëmoja. Prej Manushaqes, besoj, s’do të kishte mbetur asgjë. Pres Manushaqen i ulur në tavolinën e një bari të qendrës.

 Manushaqja më buzëqesh prej së largu, pastaj ulet pranë meje dhe nuk flet fare, vazhdon të buzëqesh. Porositëm dy gota çaje të ngrohtë. Në shesh ka pak njerëz edhe kjo më qetëson. Unë e vërejta dhe m’u duk se gjeta në ndonjë rrudhë të lëkurës së saj, në një pjesë të çuditshme dhe në të njejtën kohë të përcaktuar, midis buzëve dhe syve, përgjatë hundës, shenjën konkrete të ëmbëlsisë së saj. E kuptova se m’u duk magjepse në mënyrë jo erotike, epshore: Manushaqja është e bukur si një qiell, si një yllë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat