Një buzëqeshje për një buzëqeshje

Kultura

Një buzëqeshje për një buzëqeshje

Nga: Agim Vuniqi Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 07:03
Agim Vuniqi

Ju që keni ndalur ardhmërinë e të gjithëve
dhe ecni duke fishkëlluar,
të shkujdesur.., panxituar
nuk keni dalur të pritni në rend...
…para dyqaneve për bukë
as të mblidhni ushqime në kontenier...
Shkolla juaj ende nuk ka filluar
mësuesit kanë shkuar të hapin barikada,
kurrë nuk keni menduar për gjëra të bukura
apo, për një jetë të përbashkët, të ndritshme.
 
Dëgjoj qeshjet tuaja zemërthyese,
 
përçuditshmërin tuaj,.,
të qeshura.., më shumë për të ardhur keq... 
dhe lotë..
 
Ju keni qenë për mua njejtë si të tjerët
 
atëherë kur desha të harroj skëterrën
unë gjeta kujtesën të këthehet.
 
A mund të fal mospërfilljen tuaj qesharake,
për ata që janë zhdukur-kanë humbur
 
Përsëri po shoh kokarda
monstrumë dhe lojëra me “lodra”...
...kokë-njerëzish të brishta
lojëra tjera nuk dini...!?
 
 
Ç’na duhen divizione të blinduara  
…apo kujtime frymëzimi
 
fëmijë jashtë shkolle e trup zdeshur
kujt i duhen këto?
 
Na duhet fuqia e mendjeve rinore 
që ende nuk kanë njohur zjarrin e luftës
nuk do të jemi më asnjëherë të dëbuar e të humbur
Ju jeni të vockël të riktheni mjerimin
 
Dhe prap unë t’u jap buzëqeshje të sinqerta...!?
Jepni buzëqeshjes sime një buzëqeshje, një-për një
Nuk duam më prapambetjen dhe valën e pikëllimit
Vetëm një moment, edhepse e di… sërish do "t'më mashtroni"
 
Po shoh sërish “trimërinë” tuaj dhe krenarinë fallso
përgjatë këtyre viteve të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat