Jakup Krasniqi poezi nga fshati për bashkëshorten: Çaste të bukura në natyrën e virgjër..

Kultura

Jakup Krasniqi poezi nga fshati për bashkëshorten: Çaste të bukura në natyrën e virgjër..

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 23:32
Jakup Krasniqi me bashkëshorten

Shpesh politikanët tanë tregohen kreativ, madje edhe romantik në postimet e tyre, veçmas kur është fjala për personat e zemrës.

Edhe Jakup Krasniqi, përmes disa vargjeve nga fshati, tregon për jetën larg qytetit, duke ironizuar edhe me situatën politike në vend, e kuptohet këtë e ka bërë me figura stilistike.

Krasniqi ka postuar madje edhe një fotografi, ku shfaqet pranë bashkëshortes, teksa thur vargjet e poezisë të cilën e ka titulluar: Për një jetë jetuar njerëzishëm.

Për një jetë jetuar njerëzishëm

Çaste të bukura në natyrën e virgjër të fshatit
Larg shumë larg plehrave të larta të shtetit
Që turpshëm përditë ndysin Kryeqytetin
Ndërsa qytetarët u shmangen mbeturinave
Çdo ditë të lume në pastrim të fytyrës
Të ndoturë nga të pafytyrët!

Te paftyrët që donë të qeverisin
Me qej e langoj të harlisur
Të rinjtë përditë i frikësojnë
Me krokodilët e frikshëm
Larg atdheut i degdisin
Për një jetë jetuar njerëzishëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat