Shërbyesve të ish-sistemit komunist

Kultura

Shërbyesve të ish-sistemit komunist

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:44
Ilustrim

Në komitete

Kur punuat

Tash sa vjet

A u kujtuat

Se kujt i shërbëni

Me ato kërcënime

A shkaut, a këtij vendi

Me të famëshmet diferencime

Shpejt depërtuat

Në shkolla dhe uzina

Aktivitetin filluat

Me shkie e shkina

Punët e armikut

Për t’ia kryer

More të vërbuarë

Ore të paftyrë

E ju “prokurorë” “demuza”

Kur u thoshte komiteti

Keni ngritur aktakuza

Për t’u ruajtur pushteti

Ndërsa ju në gjykata

I dënuat studentët

Për të drejtat demostrata

Në shërbim të shkaut

Përmes komitetit

Ia kthyet shpinën vëllaut

E i ndihmuat serbit

E ju të sigurimit

Punuat ditë e natë

Përhir të vëllazërim-bashkimit

Asnjë shqiptar s’e keni lënë rëhat

Përenduan ato kohëra

Dhe dual n’shesh e vërteta

Sa kujt iu shua votra...

-------------------------------

Andaj, shqiptar me kokë mendo

Kurrë pasllavizmit më mos i beso!

 

*demuz-a-derr,i/a

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat