Shkollës së parë të pavarur shqipe në Kosovë

Kultura

Shkollës së parë të pavarur shqipe në Kosovë

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:47
Ilustrim

Kur ekupatori gjakprirës e syvërbuar

I sulmoi shkollat, për shqiptarët dritën

Organizimin e mësimit në to për ta penguar

Me këtë veprim menduan për t’na ndërprërë rritën.

 

Në atë kohë Serbia barbare na i ofroi

Planet dhe programet gjenocidiale

Shpirtin ynë shqiptar ia refuzoi

Duke punuar vetëm me ato kosovare.

 

Përfundimisht prej tyre për t’u ndarë

Kaluan prej veprimit paqësor në një veprim tjetër

Prej aty kaluam në një rrugëtim të mbarë

Dhe kurrë më me një armik të vjetër.

 

Ia mësyem një rruge plot me sfida

Rrugës së dritës që çonte drejt pavarësisë

Që ishte me përplot vuajtje  sakrifica

Për t’ia vrarë plumbin me plumb Serbisë.

 

Nxënës, prindër e arsimtarë

Si një trup i vetëm u bashkuan

Për t’i bërë ballë një armiku gjakatar

Shkollën e parë të pavaruar e themeluam.

 

E në fund të viteve të’ 90-ta

Ndodhi një mizori e pabesuar

Policët serbë me automatikë e pistoleta

Nxënësve dhe mësimdhënësve iu kishin kërcënuar...

 

Në këtë shtëpi-shkollë më mos t’ju shohim

Pa planet dhe programet e shtetit të Serbisë

Edhe njëherë po t’iu gjejmë, do t’ju shfarosim

Të gjallë e të vdekur do t’ju dërgojmë drejt Shqipërsië.

 

Ne vend tjetër nuk kemi pos Kosovës nënë

U patëm thënë çakejve që kishin rënë në siklet

Kur ne ishim të gatshëm për t’u ngritur në këmbë

Për t’i bërë idetë tona, ato i bëmë realitet.

 

Realitet i bëmë me këmbëngultësi

Me shpirtin e sakrificës duke kalitur

Duke luftuar armikun me shumë strategji

Të gjitha synimet tona i kemi arritur.

 

Sa më shumë që na kërcënonin

Aq më shumë na shtohej këmbëngultësia

Që me nxënës më shumë të punonim

Atëherë kur më së shumti pengonte Sebia.

 

Shkolla e parë e pavarur shqipe

Në Kosovë e në ish-Serbosllavi

Qëndroi vërtikalisht në ato vite

Dhe i parapriu një agimi të ri

 

Ma gëzofsh moj, Ditën e pavarësisë

12 Nëntorine viteve të nëntëdhjeta

Që ishe dhe mbete krenari e shqiptarisë

Rrofsh e qofsh faqebardhë sa të jetë jeta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat