Nuk ndaloj lutjen

Kultura

Nuk ndaloj lutjen

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:33
Agim Desku

Ç?më zë dhe më fal frymë 

Në të njëjtën kohë më pushton 

Nga vdekja ç?më shpeton 

Të më mbuloj aromë e saj. 

Nuk ndaloj lutjen të më ngroh ai Diell. 

Më mua rritëmi deri mbi yje 

Me beson edhe kur jam larg 

Pa gjelozi e ka fytyrën 

Pse lule i thonë . 

Është vetë malësore 

Luftëtare e njëqind betejave 

Kur stuhitë ishin në këto anë 

E vetmja lulja qëndroj e patharë. 

Nganjëherë është edhe e pafat 

I duhet të rri në dorën e secilit 

E kam një lutje për t?i thënë 

Mos i buzëqesh vrasësit të dashurisë. 

Më rri afër si fjala më e bukur e Evës 

Vetëm ti di të fal aromë jete 

Kur jemi pranë edhe Dielli ndalon 

Acarët i tretë nga shpirtit ynë. 

Të lutëm rikthema kohën kur më zbrite nga Ozoni  

Edhe në ëndërr dua të takohëm si përhera 

Nëse të kanë prangosur perandorët në ikje 

Flakë dielli u bëfsha nëse nuk do të luftoj. 

Derisa të të gjej në cilën zemër tani je 

Të luftëtarit që eshtrat i bëri copë e grimë për atdhe 

Nëse je në shpirtin e demonit, e di pa dashje  

Luftën nuk do ta ndali e të vyshkësh nuk të le lulja ime. 

DORUNTINË 

Të rikthejnë kujtimet çdo çast jete tek unë  

Kur fjalës i dole Zot,ishe vetë mrekullia 

Për besë të motres për villain tënd të shejtë 

Tek zanat ruhet ende shtrati i Gjergj Elez Alisë. 

 
Nëse flas a shkruaj për të bukurën ndonjëherë 

E di se cila fjalë është pa asnjë mëkat 

Dhe e cila na mbajti gjallë deri këtu  

Edhe atëherë kur s?kishim ëndrra as liri. 

 
Për të vërtetën ka vetëm një Doruntinë  

Ajo që nuk shërohet me dhembje 

As ikja më herët e dallëndysheve 

Kur stinët mbesin të boshatisura 

Pa asnjë këngë të zogjëve këngëtar.  

 Dhe ti Doruntinë e more udhën e dallëndysheve 

Sa keq ikja e jote na la pa frymë dhe dritë dielli 

E di përse u zhduke ngase plagët ishin pa shërim 

Por dhembjet dhe plagët e jetës janë të bukura  

Kur janë për vendin tim. 

FRIKA 

Kurrë nuk e pranova ferrin e frikës 
Edhe pse jetën ma barazoj me demonët. 

Fatin vetë e vulosa kur ngrita gotën e lavdisë 
Nuk e dija pse ai bëri lutjen në frymën e tradhtisë. 

Pranverën e trëndafilave cili e ndaloj? 
Këtë mbrëmje më të bukur të jetës. 

Më ke zënë të etur kur flisnim për miqsinë 
Ëndërr t?i mendova fjalët ngjyrë portokalli 
Ah,për këto ,,fjalë’’ seç më paska zë malli. 

Ika në fundin e botës aty doja të shkoja 
Drita e Diellit nuk e kam mendue që di të tradhtohet 
Për hor të llojit arangutan që di të lavdërohet. 

Frikën e perandorit e munda se nuk desha t?i besoja 
Në asnjë cep të shqipeve kurrë këmba e tij të mos shkelë 
A është e mundur të jetoj në të njëjtin qiell 
Unë si dritë e diellit e ai si vrasës i trëndafilit. 

Frikën e perandorit  

E munda  

Se nuk desha t?i besoja. 

Kurrë këmba e tij të mos shkelë më  

Në asnjë cep të shqipeve. 

A është e mundur të jetoj  

Në të njëjtin qiell. 

Unë si dritë e Diellit  

E ai si vrasës i trëndafilit. 

LARG FJALËS 

(Kur mbetësh larg) 

E di vetëm se jam gjallë 

Si një natë ferri 

Kur nata nuk i ngjan  

Natës. 

Ditët më marrin me vete 

Edhe këtë pak frymë  

Ma ndajnë në grimca  

Atomi. 

Jetoj dhe vdes 

Për Zotin  

E huaj. 

Nganjëherë mallkoj  

Lindjet 

Për thinjat e vdekjes  

Se mërgimit. 

Cili mallkim s?më le  

Të rikthehem 

As të ngritëm në hero  

Të gjallë. 

As të vdekur. 

E dua mallkimin e dheut 

Kur nuk mund ta mbroj. 

Lotët e nënës  

Më përcjellin 

Orë e çast. 

Edhe këtë mallkim  

E dua 

Si të dallëndysheve  

Kur ikën bashkë më mua. 

Ikjet më mallkojnë 

Ëndrrat  

Më bëhen vrastare. 

Nëse toka fal ikjet  

E dallëndysheve 

Ndoshta edhe mua  

Një fjalë ma thot. 

Në flakën e Diellit  

Jam larg 

Më afër se tradhtitë  

Që po i bëhen 

Fjalës se shejtë. 

REBELIM 

Kohët ikin 

S'ka më fjalë të shejta 

Secila po vetëvritet. 

Asnjë dashuri Titaniku 

Nuk ma rikthen shejtërinë 

E engjëjve. 

Sot sytë po më vërbohen 

Nga rebelimi i kohës se shejtë. 

Sa dehje tradhtishë 

Që flasin ende gjuhë 

Perandorësh. 

Në këtë kohë të keqe 

Ku edhe ëndrrat vrasin. 

Toka më nuk di 

Ke e ka Zot 

A ke e ka armik. 

Luftëtarët flasin 

Vetë me vete 

Si e humbëm kaq shpejt 

Dashurinë e tyre. 

Sa rëndë e ka toka 

T'i bartë mëkatet e njeriut. 

PËRBINDËSHIT 

Historinë e ëndrruan 

Ta rikthejnë në jetë të vërbuar. 

Jeta për përbindëshit  

Nuk është e vërtetë. 

Më ndaluan të pagëzohem 

Në emrin e Gjergjit 

Të marr fuqi nga shpata e tij. 

Prapë rimarrin veten  

Ushqejnë hijenat 

Tokën e shesin ose e vrasin. 

Asnjë gur nuk e lanë të thuren muret 

Kala djajësh ndërtuan mbi emrin tim. 

Deri kur fytyra e njeriut t?i ngjaj përbindëshit 

A është fundi i kohës se burrërisë   

Apo rikthimi prapë në kohën e gurit 

Kur urrenin pse hijenat dilnin të parët në dashuri. 

GABIM 

Këtë herë nuk vdes  

Pa Zotin tim. 

E di për stinën  

E acartë 

Gabim e ngrin  

Të bukurën e detit. 

Nuk e kuptoj kohën  

E Apokalipsit 

Përse rikthehet prapë  

Në vrasëse. 

Ah,s?mund ta them 

Në isha unë gabim 

Kur të takova  

Në sytë e Evës. 

Të dallova edhe nga ëndrrat 

Si e vetmja luftëtare e Trojës. 

Më merr edhe mua në ikje 

Nuk e dua mallikimin e qyqeve. 

E di se ke ndërtue një botë 

Me copa atomi 

Sa afër janë të pëlcasin. 

Një Zot e di 

Kush do të shpëton 

Nga kjo urrejtje. 

Po e shoh fundin e mallkimit 

Kah fryjnë demonët 

Kur pranverë ma nuk ka. 

Hiqni shamijat e zisë 

Se nuk vdiqa nga mallkimi 

Urrejtjen nuk e kam për fytyrë. 

Nuk jetoj si perandor 

As si donzhuan i orëve të liga 

Vdes vetëm për fjalën e thënë. 

Ende nuk ka ardhë koha 

Për ta thënë  

Fjalën e pathënë. 

Këtë herë nuk vdes  

Pa Zotin tim 

Për fjalën e dhënë 

Edhe nëse prapë më prangosin 

Demonët e ferrit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat