Proza e finalizimeve tronditëse dhe e masazheve të fuqishme...

Kultura

Proza e finalizimeve tronditëse dhe e masazheve të fuqishme...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 10:31
Kopertina e librit

Ky autor mërgimtar i shtatë veprave  i  burgosur  dhe i përndjekur nga UDB-ja. gjatë bastisjeve  në shtëpinë e tij  ju konfiskuan  dhe kurrë nuk i pa dorëshkrimet, “monografia kushtua i një komiti“, tregime të shumta,  dy novelat me titullin  „Balta me gjak“ dhe „Besa“. Nga torturat e një pas njëshme  për ta shpëtua veten dhe familjen emigroi ne Zvicër - ku jeton dhe punon  që njëzet vjet.

Në fjalen e saja prof. Migena Arllati - kushtua librit me titullin”Mendesha”të autorit Muharrem Blakaj në mes tjerash tha:” Autorti i këtij linbri është një emër i konfirmuar qartë mes vlerave të prozës së re shqipe. Parandjenja ime i tejkaloi pritshmëritë pasi hyra brenda në lexim dhe kuptoja se pavetëdijshëm, fletë pas flete, tregim pas tregimi, „mbyllesha“ brenda një bote rrëfimesh të cilat më bënë të mbisundohesha nga emocioni. Ky emocion, është ndjesia primare dhe fundore që merr fund e krye gjatë leximit të fletëve të këtij libri; ndërsa pasi ke përmbyllur leximin në secilin tregim, kupton diëka tjetër, kupton se ai emocion tashmë të është ngjitur pas mendjes dhe është kthyer në shqetësim ose gëzim, në trembje ose entuziazëm, varësisht nga ngjarja. Bashkuar tok me mesazhin e fuqishëm që vjen spontanisht dhe pa u ndjerë deri te lexuesi, këto të dyja, emocion dhe mesazh kthehen në një binom të pandashëm që të përcjell në secilin tregim veë e veë, e në gjithë veprën në tërësi.

Tregimet e shkruarar në libër janë të shkurtëra dhe ato lexohen me një frymë, por ajo që zgjat pambarimisht është përshtypja që të lë ndodhia e rrëfyer, ngjarja e thurur herë spontanisht e herë qëllimisht, emocioni i rrallë, që të shumtën e rasteve është emocion shkundës, për të mos thënë tronditës. Gjuha e thjeshtë, me pak përshkrime, me dialogje të shkurtëra por tejet shprehëse, e bëjnë lexuesin të ndodhet menjëherë brenda ngjarjes e cila në fakt është në zhvillim e sipër. Ajo ngjarje, nuk fillon aty. Për këtë arsye, emocioni vjen i rëndë pasi autori nuk merret me përshkrime e shtjellime. Ai e lë ngjarjen të ngarendë drejt fundit duke thënë fjalën përfundimtare në mënyrë të shpejtë, pse jo edhe befasuese. Ndonjëherë mbylljet vijnë shokuese, si te: „Mirusha e Beqirit“, „Loja e shahut“, „Pusi i Hilë Bujupit“ e të tjera. Tregimtari bën që ngjarja t’i gjejë personazhet në veprim, intensiteti i të cilit përshkallëzohet aq fort saqë as vetë ai si autor nuk merr përsipër ta trajtojë, por e finalizon me vetëm pak rreshta, ose ndonjëherë me vetëm një frazë ose fjali. Kjo bën që pesha e fjalës të jetë e rëndë dhe të peshojë fort në ëdo frymëmarrje. Veprimi final, edhe pse parandjehet lehtë në secilin hap të personazheve, shpaloset në përmasën e së papriturës.

Shumë prej tregimeve përmbyllen me „vulën“ e vdekjes. Ajo, vdekja, vjen si zgjidhje finale edhe atëhere kur do të mund të kishte edhe ndonjë alternativë tjetër. Personazhi fatkeq me të cilin vdekja „luan“ duke dalë fituese nga ajo lojë, nuk e ka as moshën dhe as qëllimin për t’u larguar nga kjo jetë, por situata zhvillohet e tillë sa të jepet përshtypja që në secilin hap të hedhur, ai, personazhi fatkeq, gjithnjë e më shumë lëviz me hapat e tij drejt mortit. Vjen tepër realist rrëfimi gati legjendë „Vorri i nuses“, në të cilin dimensioni vdekje vazhdon të trondisë jetët e të gjallëve edhe pas shumë kohësh. Në respekt të humbjes së jetës së nuses së re, njerëzit kujdesen që askush të mos e prishë qetësinë përreth vorrit të saj. Kjo nuk është një sjellje e rastësishme. Kjo është një vlerë tradicionale e shoqërisë shqiptare, bazuar në ligjet e pashkruara, ku respektohet rinia, bukuria dhe dashuria e të ndjerit, në këtë rast nuses, që ka shkuar nga kjo botë.

Emocion dhe mesazh kthehen në një binom të pandashëm që e përcjell secilin tregim veë e veë, e në veprën në tërësi                                   

Pa ndryshuar gjuhë dhe stil tha në vvazhdim të fjalës së saj prof, shkrimtarja dhe aktivistja e organizimin të shumë aktivitetetve- Megena Arllati - autori trajton  ngjarjet me temë patriotike. Për të si shqiptar, si bir i një populli të shumëvuajtur nga pushtuesi perandorak dhe më vonë nga pushtuesi fqinj, nuk ka vlerë më të madhe sesa ruajtja e identitetit, sesa ëmimi i lirisë. Ndaj vijnë më se të natyrshme tregimet: „Ishte vonë“, „Mbajeni mend!“, „Sa të paskan hije!“, „Karvani“, „Ninulla e lirisë“, „Gracka“, „Mëndesha“ e tëtjera. Rrëfimi në këto tregime përveë të tjerash ka edhe një tjetër vlerë: atë të mbamendjes kolektive për vuajtjet e gjata shekullore shkaktuar një populli të vogël si populli shqiptar. Ndaj porosia morale vjen si kushtrim për mos’harresë, si një amanet i gjallë lënë gjeneratave të reja për të mos harruar historinë. Sigurisht se autor është një njohës i mirë i mentalitetit, i historisë së vjetër dhe zhvillimeve të reja në trevat shqipfolëse. Në veshët e tij ushton vazhdimisht porosia e lashtë rapsodike:  „Armiku i vjetër nuk të bahet kurrë mik! Edhe në t’u baftë, nuk ka me qenë kurrë i drejtë“.Të tillë vijnë mesazhet te: „Mëndesha“, „Dialog me Allahun“, „Burka e malësores“, „Përralla“. Në këto tregime, autori i jep personazheve zërin e tij, duke mos i lënë ata të bien pre e ndikimit të erërave anadollake, arabe e të tjera. Aq më tepër pse jeton larg vendlindjes, ai i ndjen me shumë shqetësim tema të tilla, dhe nëpërmjet artit të të shkruarit tenton të thotë shumë më shumë se ë’mund të thotë me zërin e një personi të zakonshëm. Por largësia lind edhe probleme të tjera, herë - herë të papranueshme nga uni. „Ika i ri“, rrëfim i bazuar tërësisht në ndjenjën subjektive të mërgimtarit i cili pavarësisht se gjithë jetën mbetet me një sy e vesh nga vendlindja, e tij të lindjes, në vendin më të dashur në botë, të tjerët e konsiderojnë të huaj. Shpirti i tij vazhdimisht i parehatuar në dhé të huaj, tashmë pëson goditjen për të cilën është i papërgatitur dhe ndaj së cilës ndjehet i pafuqishëm të veprojë.

Armiku i vjetër nuk të bahet kurrë mik! ...

Autori Blakaj- tha në vazhdim Arllati - posedon gjithashtu  me mjeshtërinë e thurjes së rrëfenjës në kuadër të një brendie relativisht të shkurtër, mjeshtëri e fuqizuar me elemente të forta emocionale të cilat të mbajnë pezull gjatë rrëfimit dhe shpërthejnë fort krejt në fund. Duke na vënë para një rrëfimi, në mënyrë të shpejtë ai fillon ngjarjen, zhvillon skenën, hap intrigën, sjell të papriturën, dhe së fundmi e përmbyll atë me një shpejtësi të rrufeshme, me një hap vulosës, me një veprim pa kthim. Personazhet e Blakajt janë të destinuar të mos jenë të lumtur. Ata bien pre e një fatkeqësie të papritur, bien pre e mentalitetit të prapambetur mesjetar, bien pre e tradhëtisë së fshehur ose armiqësisë së hapur të pushtuesit, bien pre e mendjes së tyre „të mbyllur“. Autori i flijon personazhet kryesorë me të vetmin qëllim, që nëpërmjet dhimbjes për fatin e tyre të triumfojë mesazhi për veprime të mbara e të drejta, për vendime logjike dhe të argumentueshme, për aspirata pozitiviste në ëfarëdo lloj kohërash e pushtetesh. Mesazhet që përëon ai, asnjëherë nuk vijnë si qëllime personale por i takojnë një shoqërie të tërë para së cilës autori nuk moralizon, nuk stërhollon, por lë përvojën jetësore të rrëfejë më një qartësi të kulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat