Azem Deliu sjell romanin e ri të shkruar në rezidencën polake

Kultura

Azem Deliu sjell romanin e ri të shkruar në rezidencën polake

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 19:45
Azem Deliu

"Shënimet e Krimbit Smolinski" është romani më i ri i autorit Azem Deliu, që do të promovohet për herë të parë në mesin e shumë librave në Panairin e 21-të të Librit në Tiranë.

Një pjesë të këtij romani, Deliu e ka shkruar gjatë qëndrimit në Rezidencën e Artistëve në Poloni, e për lexuesit po e sjellë në panair shtëpia botuese "Onufri".

Romani ka kryepersonazh një shkrimtar polak i cili ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë, dhe ndeshet me mentalitetin vendas të pasluftës.

Ndryshe, ky është libri i tretë nga autori Deliu, i cili bëri bujë me romanin "Puthësi i paligjshëm", që së fundmi u botua edhe në gjuhën angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat