Kongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të alfabetit të gjuhës shqipe

Kultura

Kongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të alfabetit të gjuhës shqipe

Nga: Haki Latifi Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 01:05
Ilustrim

Sot e 110 vjet më parë, (14-22 nëntor 1908), kujtojmë Kongresin e unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe, në të cilën tuboi dijetarët dhe atdhetarët shqiptarë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Manastirit, të Kosovës, të Janinës e të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA-së, të Egjiptit, të Italisë etj. 
Rilindësit me të drejtë e shihnin mungesën e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe jo vetëm si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike, një shenjë dasie, që pengonte bashkimin e shqiptarëve. 

Kongresi i Manastirit, mbetet një prej ngjarjeve ma të mëdha në historinë e kombit shqiptar… Rrallë herë ne jemi përfaqësuar aq dinjitetshëm sa në këtë Kongres, e rrallë herë mendja jonë pozitive ka gjetur mirkuptim më të plotë e më të gjërë se te vendimet e këti Kongresi… E vërteta është se nuk është folë kurrë haptas për këtë ngjarje madhore mbasi dy prej figurave themeltare të kësaj pune kanë qenë të "mallkuemit e mëdhenj": Gjergj Fishta dhe Mit’hat Frashëri… Prandaj mendoj se është mirë me i pa më shpesh këto fytyra… dhe me kujtuar sa më shpesh këtë ngjarje të madhe shqiptarësh…

Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij përbëjnë një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të popullit shqiptar. Për herë të parë pas kuvendeve, që u mbajtën në periudhën e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe të Lidhjes së Pejës (1899-1900), u mblodhën në këtë Kongres përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar. 

Ftesës për të parr pjesë në këtë kongres ju ishin përgjegjur rreth 400 shqiptarë, ku 150 nga këta u konsideruan delegat, dhe në bazë të kritereve,  52 kishin të drejtë vote. Fillimisht mbledhja zgjodhi kryetar të kongresit Mit’hat Frashërin dhe nënkryetar përfaqësuesin e shoqerisë Biblike Gjergj Qiriazin.

Image

Pas shumë diskutimesh në mes disa alfabeteve të shoqërive shqiptare u vendos me shumicë të miratoheshin dy alfabete, ai Latinë  me disa përmirsime, dhe Alfabeti i Stambollit (edhe ky me bazë shkronjat latine), por që ky ishte më i veshtirë në  perdorim, gjë që nxorri fitues Alfabetin që kemi sot me 36 shkronja.

Duhet theksuar se si vëzhguese në ketë kongres kishte qenë edhe misionaria amerikane Fineas  Kenedi, e cili shkruente se:  “këtu u mbajtën shumë kumtesa, por ajo e  poetit  Gjergj Fishta nga Shkodra ishte më e mira dhe i bëri dëgjuesit tu rridhnin lotët. Një hoxhë u prek aq shumë sa që rendi ta perqafonte para gjithë të pranishmëve”.

Vlen të kujtohet se Alfabeti latin kishte qënë i njohur e kultivuar në Shqipëri e veçanarisht në trojet e Veriut (në Gegni), prej shekujsh.  Theksojmë ketu ekzistencën e shkollave shqipe në Velje të Mirditës në vitin 1632, në Pllanë në vitin 1638, në Troshan e Kurbin në vitin 1639, në Shkodër në vitin 1698, ku si mësues përmenden; Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani e Dhimitër Dhermiu  etj.

E natyrisht një vend nderi e lavdie në përjetësi zënë të gjithë pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit…që na orientuan përfundimisht nga Përendimi. Dhe alfabeti ynë mori udhë dhe u konsolidua, duke mbetur alfabeti i vetëm i shqipes, të cilin e kremtojmë sot pas 110 vjetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat