Silueta e nënës

Kultura

Silueta e nënës

Nga: Gazmend Papa Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:05
Gazmend Papa

mes degësh e vërej qielli errëson

drita jote e gjallë vetëtin e shuhet

shpirti yt vjen e pik e fiket

 

këputet një damar e gjaku ik

ndiej dhembje zjarr e varfërohem

mbetet vetëm zëri nga më thërret

vetëm hija nga endet buzë lumi

vetëm kujtimi i vetmuar kaq vjet

 

e një siluetë e nënës nga tretë

me fëmijën e vet në lot për dore

 

i mbyll sytë e dhembja pëlcet

ka formë e përmbajtje e s`përngjet

zot prej diçka duhet të vdiset

 

vërej degësh bien copëza të qiellit

 

Jashtë bie shi

qelqit të dritares rrëshqet një bulë

jashtë bie shi brenda shtrihet kujtimi

sipërfaqja e lëmuar avullit të shpirtit 

 

vijës së bulës ikim ti dhe unë fushës

kaq lule xheneti kaq asfodela nënë

lart në qiell vetëtima e krijon asgjënë

arrijmë dorë për dore fund ëndrrës

 

a do të zgjohem vetes qaj para hijes

dëgjohet veç ardhja e ikja e treni ik

unë e ndjek tymin ta zë me grushte lart

ngrihem mbi brigje e fluturoj qiellit

 

të takoj ty të buzëqeshur te engjëjt

jashtë bie shi e brenda zgjon kujtimi

sipërfaqja e vrarë e avullit të fjetur

 

shpirt var vinjetës së bruztë të hënës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat