Ribotohet libri “Skënderbeu një histori politike” i Aurel Plasarit

Kultura

Ribotohet libri “Skënderbeu një histori politike” i Aurel Plasarit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:51
Kopertina e librit

Me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut është ribotuar libri “Skënderbeu një histori politike” nga Aurel Plasari.

Libri është vlerësuar më 2018 me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për studimet më të suksesshme për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun në Vitin Mbarëkombëtar kushtuar figurës dhe epokës së tij. 

Vepra është ndarë në kapitujt: Arbërit dhe Arbëria politike përpara pushtimit osman- Ekspandimi turk në kontekstin evropian-arbëror - Shfaqja dhe ngritja në histori e Gjergj Kastriotit - Shpallja e politikës së luftës - Drejt “Aleancës së krishterë” - “Luftëtar i Krishtit” mes Turkut dhe Venedikut - Ballë-për-ballë me Muratin II - Mes papës Nikollë dhe mbretit Alfons - Mes Kalikstit III dhe Alfonsit V - Me Piun II në kulmin e politikës - Me kryqëzatën dhe pa kryqëzatën e Piut II - Në ballafaqim me “Mehmet Pushtuesin” - Zhgënjimi prej kurjes së Romës - Ballafaqimi i dytë me “Mehmet Pushtuesin” - Ethet e vdekjes dhe fundi - Skënderbeu - hero semantic - Fjalorth termash historikë - Shkurtesa të arkivave dhe bibliotekave - Bibliografi e autorëve të cituar ose të përmendur.

Ndryshe, libri është botuar nga shtëpia botuese Botimet IDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat