Presidenti ka parime

Kultura

Presidenti ka parime

Nga: Fatmir Lohja Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 08:49
Fatmir Lohja

Me rastin e fitimit të titullit kampion,presidenti i klubit të futbollit,shtroi një darkë madhështore.Në restorantin e bollshëm përveç futbollistëve ,u ftuan edhe miq të shumtë .U grumbulluan  Vipa, gazetar,bashkëshortet  dhe të dashurat e futbollistëve,veteranët e klubit,….. . Atmosfera qe festive. Pas shumë viteve skuadra  ridoli kampion. Në fillim u bënë përshendetjet e rastit nga; presidenti i klubt ; përfaqësuesit e Federatës së Futbollit ; qarkut; veteranët e futbollit, ….

Orkestra dhe këngëtari  përformonin direkt .E ndezën mirë ambientin,sepse edhe ata janë tifozë futbolli. . Hahej, pihej, kërcehej, bëheshin thirrje  sa më të zëshme  për ekipin e zemrës.Në këtë atmosferë të gëzueshme, biramelat gazetar, donin të dinin se kush e ka meritën kryesore, në marrjen e titullit kampion. Në fillim intervistat u bënë kokë më kokë .Me kalimin  e kohës ,nga gjendja inkadishente në sallë,të pranishmit filluan të ndanin meritat me mikrofonin në gojë,për të dëgjuar e gjitha salla perlat që do të nxirrnin nga goja.

Nga ky veprim marrok  gabuan dy herë.E para, tërhoqen vëmendjen e presidentit për të dëgjuar mendimet e tyre. E dyta,dhe me e demshmja,ranë në vetëlavderime, gjë e cila iu prishi  shumë punë. Gazetarët qëmtuan klithmat e muburravecërisë, të cilat i dëgjoi zoti president me veshët e tij. Duhet mundim i madh për të dalë kampion. ”Trimi i mirë  ka shokë shumë.”- e thotë shprehja popullore. Secili punonjës në klub kontribon,me punën modeste ,për të marrë rezultatin përfundimtar. Ta përcaktosh, se pa punën time nuk do të  fitohej titulli kampion, këtë asnjë arsyetim nuk e pranonte, ndonëse atmosfera gjëndej  mjaft festive.

Presidenti i klubit, zoti Xhemal,ndryshe nga të gjithë të pranishmit,që nga minuta në minutë shkonin në delir,  ai nxihej në fytyrë, ndonëse  është   esmer nga natyra. Në fytyrën e dhjamosur,dallohej qartë, se kapakët e syve nuk ishin në ritmin normal si  në  hapje, edhe në mbyllje. Nga kjo pakujdesi, i zbulohej nervozizmi, që mundohej ta  mbulonte me vellon e qetësisë së shtirur.

Zotit  Xhemal nuk i ka pëlqyer asnjëherë futbolli, sepse  ka dashur  atletikën, mbretëreshën e sporteve. Në kampionatet e moshave, ka marrë pjesë në garat e hedhjes se diskut. Pse nuk nxorri gjë në dritë,e la atë pasion që në rini. Përpara dy viteve një shok  e këshilloi,  nëse kërkonte të fitonte para me grushta, të bëhej president i klubit të futbollit. Si burrë serioz,për ta pasur gjendjen nën kontroll, i vuri vetes disa parime strikte, identik si të gjithë presidentët.

Për të marrë informacione, për opinionet në skuadër ,ka parim bazë:” Çfarë fsheh zemra e nxjerr bardhaku.” U përqendrua tërësisht. Bënte sikur hante edhe pinte, por në fakt nuk kalonte gjë poshtë në stomak. Dëgjonte folsit dhe meditonte për thënjet e tyre. Nga njeri krah ngazëllehej me marrjen e titullit, në krahun tjetër mërzitej, për grabitjen e meritave. Nga ky dyzim u përqëndrua në arsyetim.

“Megjithëmend e kanë këta !? Kampionati qënka fitur për një gol, për një pasim topi. Mos po jam pak xheloz!?Kërkoj të flitet për mua, në një kohë që pjesmarrësit janë në gëzimin e tyre. Gjendja emocionale nuk duhet ta ndryshoje të vërteten. Pa paratë e mija, këto lojtar do të binin në kategori më poshtë. A mund të durohet ky tranjer rjepacak, që e gjeta të papunë rrugëve të kryeqytetit, ta quaje  vetëm aftësi të tij, fitimin e titullit !? E emërova  sa për emër, në mesin e sezonit. Formacionin e kam bërë unë, në mbështetje të pragmatizmit tim, përballë  presidenteve në  klube të ndryshme. Ia kam vënë kushtet, që në fillim. Do të bësh si të them unë, ndryshe nuk të marr në punë.”

“Po ky spurdhjaku që ka luajtur gjithsejt pesë ndeshje. Ka bërë një gol, se  i ra topi në trup,dhe  nuk e di askush se si u gjend pranë portës.Ky i ashtuquajtur gol,na paske dhënë titullin kampion!? O pikë e zezë, çfarë po më dëgjojnë veshët!? O marrokë! Kemi dalë kampion se ju kam paguar nga xhepi im,sa frëngu pulën. I kam paguar paratë me grushta për të bërë për vete albitrat. Pa aleancën me dy- tre president të tjerë klubesh,nuk do ta arrinim këtë rezultat. Kampionati fillon me detë të qetë. Në fillim, çdo skuadër,sheh ëndrra me kupën në gjoks.Nga java në javë deti fillon të nervozohet. Në fund plas tornadoja. Ata që dalin në kupat e Europës, shpëtojnë nga stuhija.Të tjerët mbyten në humbje financiare. Për t’u rifutur në garë,i luten Perëndisë,t’u shesë ndonjë talent të ri.    ”

Zëvendës tranjerit i ra në sy  mërzija e presidentit. Në fillim nuk po e kuptonte shqetësimin e tij. Duke kaluar koha, dhe duke i parë reagimet  në mimikën e fytyrës kuptoi diçka.

“Më ka zënë hadhi se nuk kam ku të shkoj. Sa të jem gjallë nuk do ia harroj Emëroi  atë tranjer,e mua zëvëndës,kur dihet që tërë punën e kam bërë unë.E kam filluar futbollin që dhjetë vjeç. Tërë jetën kam kontribuar për këtë klub si futbollist edhe tranjer. Shkon e gjen një kalama në kryeqytet, ndërsa mua më thotë se besimin e kam te ti, por atë po e marr se kështu e kërkon puna.Çfarë punë është kjo? Ai merr paratë dhe  meritat, e nesër largohet,duke mos i rënë më ndërmend për ekipin tonë.”

Tranjeri fluturone mbi re, se edhe pija ia hapi fantazinë.”Jam i madh. Tani do të më njohë edhe Europa ,se do të drejtoj ekipin në kompeticionet e saja. Dëshirë kam ,të jem tranjer në perëndim,se lindja nuk më pëlqen,se ende e ka aromën e komunizmit. Zëvëndës, edhe një kot do të marr,përveç këtij që gjeta këtu. Nuk kam parë burrë me mendjemadh . Kapadaillëkun do ia ndëshkoj, duke mos e afruar në stol, në kupata e Europës. Rri i nxirë në fytyrë edhe sonte,sepse më ka inat mua.”

Futbollistat shihnin ëndërra me sy hapur.Pas ndeshjeve me kupat e Europës, e shihnin veten si pjestar në ekipet më të mira të globit. Gëzimi i tyre e kishte edhe një shkak administrativ. Kontratat u përfundonin me fundin e sezonit futbollistik. Për interes të tyre,do të pranonin të shtynin kontratat  me disa ditë, sa për të luajtur në kupat e Europes.

 Festa vazhdonte me ritmet e muzikës epike.Të pranishmi e hidhnin hapin e valles sa më të gjatë, e më lart.Veteranët e futbolli  gëzonin ,nga dashuria që kanë për ekipin e tyre të zemrës. Ngrenin dolli edhe për presidentin edhe për lojtarët kokë për kokë. Shumë vinin për të ndeshur gotat dhe qafuar me presidentin, por ai i kthente, kinse nuk ndjehej mirë në stomak.

Kur të pranishmit filluan të japin shenjat e lodhjes, sepse  lejuan të dëgjoheshin gjelat e parë,me gotë birre në dorë,u çua presidenti i nderuar,për të mbyllur festën zyrtare. Me parimin e Nastadinit :”Kush paguan paratë i bie fyellit.”-u tha të pranishmëve gazmor: “Po të mos paguaja vaditjet në prillë, edhe në maj, pak grurë do të fusnim në hangar. Kush ka mend, të tjerat i kupton vetë, për të saktësuar se kush i ka meritat, që skuadra e jonë doli kampion.” Pas këtyre fjalëve e shkundi gotën e birrës me fund .

Me mbylljen e festës u dha një sihariq: “Pas dy ditësh futbollistët do të marrin  pagat e prapambetura, plus   bonuset, pasi të llogariteshin me laps të mprehur  hollë.” Ato dy ditë,zoti Xhemal, u mbyll në zyre sëbashku me financjerin. Ditën e parë llogariten shumat e pagave të prapambetura.Para e madhe kërkohej për te dalë faqebardhë. Zoti Xhemal u gëzua shumë,kur nga financjeri mësoi, se  lojtarët  dhe tranjerët, që paguheshin më shumë, u mbaronte kontrata në fund të muajit.

Në ditën e dytë llogariten shpëndarjen e bonuseve. Këtu doli një problem. Nuk kishte para gjendje. Edhe Federata e Futbollit edhe donatorët ende nuk kanë xhiruar paratë. Me parimin:” Për të marrë sa më shpejt,dhe për të paguar sa më vonë.” – u  mendua që bonuset t’i shlyenin  pas ardhjes së  parave në llogarinë e klubit. Në fshehtësinë me të madhe, duke i premtuar shoqi- shoqit besa-besa, morën  disa vendime parimore,  shumë të rëndesishme, për të ardhmen e skuadres së zemrës dhe financave të  klubit.

Me parimin :”Goja llap, e shpina dap.”- u vendos, që asnjërit nuk do t’I rinovohej kontrata e punës. Pasi të merrnin pagat e prapambetura, ekipi do të vazhdonte pushimet. Për eliminatoret Europiane ,klubi do të njoftonte ,ata  që do të  ketë në planet e prespektives.

Presidenti , i molepsur pas parasë,me parimin  :” Qëngji i butë pi në dy nena” – veproi  në këtë menyrë.Meqe nuk e binden,  në kupat e Europës nuk afroi asnjërin futbollist titullar  dhe tranjerët që u  përfundoi kontrata. Për ndeshjet  në turin paraeliminator, federoi  ata që ishin nënkontratë dhe futbollistë që nuk i kërkuan para dhe kontrata  pune,për të  luajtur në të dy ndeshjet . Tranjerët që fituan  titullit kampion,ende edhe sot janë pa kontrata,sepse ju është hapur nami se janë kapadai.

Gojët e liga thonë,pra thashetheme të    pakonfirmura nga burime zyrtare, se presidenti me plotësimin e skedinës, per humbje drastike të ekipit të zemrës, fitoi aq para sa nuk i ka fituar kurrë.Ec e merri vesh këto parime të presidentëve  , në  mëmëdheun tonë të dashur!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat