Haradinaj: Kosova është me fat që ka pasur gjithnjë artistë dhe sportistë

Kultura

Haradinaj: Kosova është me fat që ka pasur gjithnjë artistë dhe sportistë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 21:10
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se organizimi i sotëm nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, është rast i mirë për artistët tanë që të këmbejnë përvojat e tyre.

“Mbresëlënëse performanca përmes artit me shirita Tape That e artistëve gjermanë Cedric Goussanou dhe Nicolas Laëin në Teatrin Kombëtar.

Ky organizim nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është rast i mirë për artistët tanë që të këmbëjnë përvojat e tyre.

Kjo formë e të bërit art, frymë e re edhe në botë, është një tjetër mundësi e shfaqjes që të rinjtë ta shprehin talentin e tyre.

Kosova është me fat që në rrugën e saj të konsolidimit ka pasur gjithnjë artistë dhe sportistë që e kanë përfaqësuar vendin denjësisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat