Kaloi edhe një natë ndrydhëse pa gjum,
shkëlqim vezullues pa përmbajtje
Fytyra të zbehura, humbëse
Kohë e kaluar pa përmbajtje
As nata nuk i zinte vendin ditës
... as nata-ditës
... as ditë, as natë
... as natë, as ditë
ndriqim humbës-artificial
Njerëz të humbur, jetë pa kuptim
egoja fiton, jeta humb në kuptim,
shiqim i ngulitur në dollarë
provonie fatin, për t’u mos rikthyer aty ku ishe më parë
Humbje parash, përballje me jetën
kuq, zi, si flamuri
dy fusha që përcakojnë fatin
të ndihesh si fitues, apo të jesh humbës i papërmbajtur
zeroja kapitulim
njerëzit ecin mbi teh të shpatës
është epshi që të sfidon
Egoja më e fuqishme se mendja
i kujt ishte ky zbulim
Kurpie lëvizë dorën
sfera hedhet me rrëmbim
lëvizje qarkore, sy të zgurdulluar
shpresa të thyera, zbrazëti shpirtërore,
Dhe kur bie paravani mbi parmakët e syve
kur humben dollarët, nuk ka më ndriqim
kthim në fillim
po fëmijt çfarë faji kanë
që i le pa ushqim,
nuk të ndihmon kush jo
faji nuk është jetim
fatura është dënim,
Bota është mbuluar në marrëzi
eksploatimi sjell dobi
njeriut i ka humbur drejtimi
aty nuk është shpëtimi
Kthjellu o njeri
mos kërko fat aty
jeta është e shkurtër,
nuk është përjetësi.
(Përmes kësaj poezie mbështes inciativën e kryeministrit Rama për të ndalur me ligj lojërat e fatit, duke shpresuar që edhe qeveria e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë konkret, për të mirën e qytetarëve)