Goodman, njeriu i mrekullive

Kultura

Goodman, njeriu i mrekullive

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 11:18
Morris Goodman

Historia që do të lexoni sot do t’iu bëjë të bindeni në fuqinë e pabesueshme të mendimeve tuaja. Disa gjëra që dikur tingëllonin si marrëzi abstrakte, sot mund të provohen shkencërisht, në lidhje me fuqinë e trurit për të shëruar trupin e tij.

Morris Goodman një shkrimtar dhe orator i njohur  për vite me radhë ndan po ndan historinë e tij të rrallë me shumë njerëz kudo nëpër Botë. Ai njihet si Njeriu i Mrekullive. Historia e tij ka filluar në vitin 1981 dhe kështu e nis rrëfimin e tij Goodman.

10 Marsi i vitit 1981 ma ndryshoi plotësisht jetën. Ishte një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Kisha rrëzuar një avion. Kisha përfunduar në spital i paralizuar krejtësisht. Me ishte çarë shtylla kurrizore, kisha thyer vertebrën e parë dhe të dytë cervikale, kisha humbur refleksin e të gëlltiturit, prandaj nuk mund të haja as të pija, diafragma më ishte shkatërruar dhe nuk merrja dot frymë. Gjëja e vetme që mund të bëja ishte të kapsallitja sytë. Natyrisht, mjekët thoshin se gjithë jetën do të vegjetoja dhe vetëm do të isha në gjendje të kapsallitja sytë. Ata kështu më shihnin, por për mua nuk kishte rëndësi kjo. Rëndësi kishe ajo çka mendoja unë. E përfytyroja  veten përsëri si njeri normal dhe duke dalë me këmbët e mia nga ai spital.

Image

Gjëja e vetme me të cilën duhej të punoja në spital ishte mendja dhe kur ajo funksionon, mund t’i  rivendosësh gjërat siç kanë qenë më parë. Isha i lidhur me një respirator dhe më thoshin që nuk do të merrja kurrë frymë vetë, sepse diafragma më ishte shkatërruar. Por brenda meje ishte një zë që më thoshte vazhdimisht : “Merr frymë thellë, merr frymë thellë!”Më në fund ma hoqën respiratorin. Mjekët nuk dinin t’i jepnin shpjegim kësaj. Ndërkaq, unë nuk lejoja të zinte vend asgjë që mund të ma largonte vëmendjen nga qëllimi dhe vizioni im. I kisha vënë vetës qëllim, që për Krishtlindje, të dilja nga spitali me këmbët e mia. Dhe kështu bëra. Dola nga spitali me dy këmbët e mia. Më thanë se nuk ishte e mundur. Nuk kam për ta harruar kurrë atë ditë.

Fuqia e pamasë dhe potenciali i pakufishëm i mendjes së njeriut vërehet më së miri të Goodman, i cili ishte i vetëdijshëm për forcën që kishte brenda vetes dhe për të realizuar atë që kishte menduar.

Kjo histori ka frymëzuar mijëra njerëz që ta mendojnë, ta përfytyrojnë dhe ta prekin rrugën që i qon drejt shërimit. Sfidën më të madhe të jetës së tij ai e shndërroi në dhuratën më të madhe.

Sot, ai bredhë botën duke dhënë leksione – duke shpjeguar se si njerëzit mund ta shfrytëzojnë fuqinë e pabesueshme të mendjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat