Rroftë poezia rurale shqiptare tetovare?!

Kultura

Rroftë poezia rurale shqiptare tetovare?!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:44
Sulejman Mehazi

Kështu ndodh kur ruralistët na shesin gogla poetike urbane, jo vetëm Tetova, por edhe qytetet tjera shqiptare kajmakun e artit poetik mundohen ta marrin e shpërndajnë shpirtrat e lindur, rritur nëpër ambiente, motivesh, mentalitetesh rurale-fshatareske. Të gjorët, nga fshatrat rrethepërqark Tetovës janë shpërngulur në qytet në moshë të rritur, të vonshme, e na shesin art urban e qytetërues.

Për besë, kanë ardhur në qytet për t'u civilizuar e qytetëruar vet, e  mundohen ta duan Tetovën më shumë se sa të lindurit në  qytet. Vëni re si përkulen para pushtetarëve, para Kryetarëve të Komunave e para Ministrisë së Kulturës, për një copë sponzorimi 500 eureshe zë nuk nxjerrin. Ja këta janë artistët e sotëm "postmodern".

Nuk e dimë prej poetëve tetovarë cili është puro qytetar, më duket se të gjithë për një janë ruralë. Horrizonti poetik rural kurrë s'ka dhënë e s'mund të jep poezi urbane. Rroftë poezia rurale-tetovare-shqiptare...

Shtojcë:

Përveç dy-tre poetëve ruralë, me frymëzime të ulëta s'ka tjetër poet në Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat