Kush do t’i gjykojë krimet në Kosovë?

Kultura

Kush do t’i gjykojë krimet në Kosovë?

Nga: Agim Vuniqi Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 19:47
Agim Vuniqi

Ratko Mlladiqi u gjykua me burg të përjetshëm, por nuk u dënua politika  serbe, e cila merrë frymë akoma në Serbi dhe Republikën Serpska, e krimet që u bënë në Kosovë kush do t'i gjykojë!

.... Srebrenica...,

zonë e mbrojtur nga OKB-ja...

Pashë me sytë e mi, bashkë me sytë e fëmijëve të mi

ushtarë e paramilitarë...

pashë me mjekrra, pash edhe me kokarda

të zberthyer e qizmezgjidhur

nga Serbia  vinin si "mysafirë"...,
 
i pash ata në Caralevë,

i pash te kroni i bardhë...,

njerëz "të bekuar" e satanë...

më heret kolonë..., tash në batalion
 
bënin hesape në numratore

një numër, një kokë...
 
nje, dy, tre...njëshe...

dhjetë, njëzet, tridhjetë...qindëshe...

njëmijë, dymijë, tremijë...mijëshe

dhjetmijëshe...qindmijëshe...

ashtu, si fëmijtë, që sapo filluar...

...bëhen gati të shkojnë në shkollë...
 
...i ndanin nga grupi femijët për t'i maskruar

në Kosovë që ishin shqiptarë...

në Osijek që ka kroat...

në Lublanë ka slloven...

e në Srebrenicë...hej në Srebrenicë...

...u përserit inkuizicioni...një fe e një Zot

"Ko to kaze, ko to laze da je Serbija mala"

...vetem  për serbet ortodoks

të tjerët janë heretikë e t'pa fe...
 
...gjenitalet jasht..., i nxirrnin, i këqyrnin...

ti je i bamë synet

ti je për kurban...

ti je boshnjak...,

ti je turk..., je musliman

koka jote eshte e bukur per jatagan...
 
u dënua njeriu, u dënua plaku e fëmiu

zoti yt është tjetër, imi është i forti

u kryqua buka dhe u satanizua njeriu

dhe ai që bëri krimin mori bekimin
 
"Ja sam Bog",  thonte

... ti je shqiptar, ti je slloven, ti je kroat...

e ti je boshnjak, turk...musliman

je për jatagan...,
 
U quan nga varret Car LlAzarët e vet Shën Sava,

mprehën shtizat e shpatat e rënda mesjetare...
 
iu sulën kokave boshnjake

i thanë ti je turk e  musliman

pren e masakruan, gjë pa bë s'lanë...
 
ndërtuan kampe përqëndrimi

me pa sa është i qëndrueshëm njeriu...

...abuzuan e dhunuan

...hej... njeriu ia bëri njeriut

komshiu-komshiut

u vranë edhe fëmijtë në bark...

ti nuk do jetosh më..., thanë...

je i mirë për jatagan...
 
Sarajeva kur u rrethua

me ngjyra shtëpitë i "bojadisën" ,

edhe njerezit ishin shënjuar...

serbët për t'i dalluar...

...ata që shkonin te burimi...

...ujë për të pirë ...
 
...e nga snajperët e Karagjiqit, e të Mlladiqit...

u rrëzuan boshnjakët njëri pas tjterit

u  thanë

jeni të mirë për jatagan... 

e enjte, 27 maj 2011, "break news" CNN,

u zu krimineli Mlladiq,

ai që ndertoi nje entitet me gjak

...me i keqi...pas luftës së dyte botërore,

që kishte parë njerezimi ...

hero per mjeshtrit e krimit...

që ndertojë histrorinë e re,
 
për botën ishte kriminel...,

në Dayton nga gjaku lindi entiteti Republika Serpska,

athua do të përmbushet drejtësia...?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat