Për ty jam duke u tretur

Kultura

Për ty jam duke u tretur

Nga: Jan Kosova Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Më shpëtoi lapsi nga dora
Nuk e di se ku ka mbetur
Mu ashtu si shkrihet bora
Për ty jam duke u tretur

Më shpëtoi lapsi nga dora
Nuk e di se ku është fshehur
Nuk e di se sa është ora
Dashuria më ka dehur

Më shpëtoi lapsi nga dora
U rrokullis, ra nën një drua
Dy tri fjalë për ty i shkrova
Të tregojnë sa shumë të dua

Më shpëtoi lapsi nga dora
U rrokullis dhe ra në lumë
Fjalë dashurie prej teje mora
E unë të dua edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat