S’je e je

Kultura

S’je e je

Nga: Nexhat Halimi Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 20:26
Nexhat Halimi

Mbyll sytë e ik të panjohurës së bruztë

e zemra rrah e kraharori ngrihet e ulet

të vërej në kopsht nga ende i ujit lulet

të vërej nga i ndjek kallinjtë e grurit

të vërej nga ec të kalosh matanë lumit

të vërej në kullë bri bedenash të murit

e fle e shqetësuar në orën e gjumit

e ëndërron paqen të t`i shkruajë buzët

e ik nga shkrepat era egër e gjithësisë

spërkasë faqet me ujë të kroit të jallisë

i çel sytë e asgjë s`ka ndërruar ti s`je

s`je e prapë je nga kujdesesh për mua

më veshë rroba të reja jelek e xhaketë

xhaketë kuq e zi të sillem i qetë në log

të ndihem i lirë nënë e kurrë veç rob

Kalimi i vigut të Muharremit

Tri dele dy lopë një kalë e një buallicë

kullosin të shqetësuara kodës në dumnicë

nëna mbyll derën e ecim udhën e vjetër

retë e rënda përzihen mbi vigun e fjetur

vetëtimës së rrjedhës së ujit në thellësi

duhet kaluar vigun deri te ara me kalli`

nëna rropatet me pesë fëmijë njërin në gji`

nuk i bie gjuha në gojë cijat pandërprerë

e lidh atë në parzëm tjetrin e vë kaliqafë

të tretin e të katërtin i merr për dore

e unë nënë ç`të bëj pse mua s` më more

ma jep dorën nënë ta kaloj dhe unë këtë ferr

drita e ditës nis e del veç akoma bën terr

ecim udhën me këmbët e lagur me vesë   

e zgjohemi ndër kalli` e ëndrra e shpresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat